Xhaçka uron Albin Kurtin: Shqipëria do të jetë avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Taulant Ballës, ishte radha e ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës, për të përshëndetur fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhaçka i uroi suksese Kurtit në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

Më tej ajo nënvizoi se Shqipëria do të jetë avokate pakompromis e interesave, siç e quan ajo të “vëllezërve tanë kosovarë”.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Zgjedhjet në #Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve ??. Urime LVV për fitoren! Shumë suksese në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara.

Sikurse ka ndodhur në çdo moment të historisë sonë, #Shqipëria do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e palëkundur dhe avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë kosovarë!

Të fundit

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Lajme të tjera

Web TV