E shqetësonte me telefonata, shefja e Infektivit Najada Çomo denoncon në polici një 32-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar ne polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata shqetësuese.

Çështja po trajtohet nga komisariati nr. 4, i cili ka referuar materialet ne prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive te dobëta.

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Mësohet se Çomo kishte trajtuar rastin e një familjari të 32-vjeçares, ndërsa gjatë kohës që pacienti ishte në spital, mjekja informonte të renë. Vajza kishte vijuar me telefonatat ndaj Çomos, ndërkohë që e telefononte rreth 20 herë në ditë. Duke parë se vajza nga Berati nuk hiqte dorë nga telefonatat dhe vijonte të shqetësonte mjeken, kjo e fundit kishte referuar rastin në polici.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV