Rikthehet Liga e Kampioneve, në mesjavë duelet e para të 4 çifteve, spikat Barcelona-Paris SG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhet në mesjavë duelet e para të 4 çifteve, spikat Barcelona-Paris SG. Pasi ka mbyllur në fund të vitit të shkuar fazën e grupeve, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, rikthehet në mesjavë me fazën e ndeshjeve me eliminim të drejtpërdrejtë. Të martën dhe të mërkurën luajnë ndeshjet e para 4 çiftet e para të turit të 16-shes, që, ndryshe nga sezonin e shkuar, do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje.
Natyrisht, spikat përballja e “Kamp Nout” midis Barcelonës dhe Paris SG-së, e etiketuar ndryshe si dueli Mesi kundër Nejmarit.

Në fakt, parizienët rikthehen në arenën e makthit të tyre në 2017-ën, kur Barcelona përmbysi një humbja 0-4, duke fituar 6-1, në atë që ka marrë emërtimin “La Remontada”. Një nga frymëzuesit e asaj përmbysjeje për katalanët, Nejmari, i cili tani luan për Paris SG-në, do të mungojë në këtë përballje, që do të jetë e para në Ligën e Kampioneve edhe për trajnerin Mauricio Poçetino, një ish-i Espanjolit.

Në duelin tjetër të së martës, Lajpcigu sfidon kampionen e para dy sezoneve në Evropë, Liverpulin, në një duel që është ndikuar nga kufizimet e udhëtimit për shkak të “Covid-19” në Gjermani dhe, që, për këtë arsye, do të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Kampionia e Anglisë vjen në këtë duel në momentin më të keq të mundshëm, teksa ka pësuar 3 humbje radhazi në kampionat, aty ku shpresat për mbrojtjen e titullit po avullojnë.

Ndërkaq, edhe Lajpcigu duket i dorëzuar në betejën për të arritur kryesuesen e Bundesligës, Bajernin e Mynihut, por ka konsoliduar vendin e dytë në renditje, çka nënkupton një vend në Ligën e Kampioneve të Evropës edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, gjermanët kanë treguar se janë të aftë të dhurojnë të papritura dhe do ta synojnë këtë përballë një Liverpuli që ka patur luhatje edhe në paraqitjet e saj në Evropë.

Lexo edhe :  Në Arabinë Saudite janë të sigurt: “Do të firmosim me Viniciusin”

Liga e Kampioneve
Turi i 16-shes

Të martën, 16 shkurt 2021:
(21:00) Barcelona – Paris SG
(21:00) Lajpcig – Liverpul

Të mërkurën, 17 shkurt 2021:
(21:00) Porto – Juventus
(21:00) Sevilja – Borusia Dortmund

Të fundit

Gjysma e fëmijëve nën 6 vjeç në Shqipëri në risk për varfëri, ja faktorët që ndikojnë

Një raport i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë të parën në Europë për rrezikun e rënies në varfëri apo...

Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni...

Gazetarja zbulon EMRAT:Kush janë `kolegët socialistë` në të njëjtin burg me Erion Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është në të njëjtin sektor në burgun e Durrësit enkas për...

Euro në ‘vend numëro’, bie paundi; mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 16 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë. Franga...

Vranësira e temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditën e dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet...

Lajme të tjera

Web TV