Vaksina e katërt për Europën/ Ky është avantazhi që ka në krahasim me kompanitë e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër prodhuese vaksinash ka aplikuar pranë Agjencisë Europiane të Barnave për të marrë autorizimin për përdorimin e saj në vendet e Europës.

Bëhet fjalë për kompaninë farmaceutike amerikane Johnson & Johnson për të cilën pritet të ketë vendim deri në mes të marsit.

Po cili është avantazhi ndaj vaksinave të tjera?

Vaksina e Johnson dhe Johnson ka një avantazh ndaj tri vaksinave të lejuara tashmë në BE. Sipas ekspertëve, në ndryshim nga produktet e Biontech/Pfizer-it, Moderna-s dhe Astra Zeneca-s, një dozë është e mjaftueshme për imunizim.

Gjithsesi ajo është më pak efektive se të tjerat, pasi sipas prodhuesit, vaksina ka një efektshmëri prej 66 përqind. Magazinimi dhe transporti janë gjithashtu më të lehta.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen ka deklaruar se Komisioni do të japë lejen e përdorimit sapo të ketë një vlerësim pozitiv shkencor të EMA-s.

Komisioni i BE ka porositur 200 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson.

Të fundit

Zgjedhjet/ KQZ finalizon fletën e votimit për shqiptarët jashtë vendit, çfarë ndryshon?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se Komisioni Rregullator miratoi karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me...

SPAK kërkoi informacion për gjendjen gjyqësore të Veliajt, reagon Drejtoria e Burgjeve

NJOFTIM PËR SHTYP Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së...

Gjermania dhuron 345 mijë euro pajisje dhe automjete për Policinë e Shtetit

Policia Federale Gjermane dhe Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA), kanë dhuruar pajisje dhe automjete me vlerë rreth 345 000 euro për Policinë e Shtetit. Ky...

Deputeti Sinaj vijon betejën me Bledjon Nallbatin, rekurs kundër pushimit të çështjes

Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka vendosur ti shkoj deri në fund betejes me drejtësinë në lidhjë më sherrin me kolegun e tij...

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur punën për konstituimin e 93 Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) në të gjithë vendin. Komisioni Qendror i...

Lajme të tjera

Web TV