Covid-19/ Sërish rritje rastesh të reja në Kosovë, 5 viktima në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova ka shënuar një rritje të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë raportuar 297 raste të reja dhe 5 viktima nga virusi vdekjeprurës.

Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

311 TË SHËRUAR DHE 297 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.667 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 297 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.065 raste nga 274.160 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.553 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 311 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.655 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.857.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 106 raste, Prizren 20 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 15 raste, Ferizaj 14 raste, Vushtrri 13 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 8 raste, Rahovec 8 raste, Podujevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 4 raste, Viti 4 raste, Drenas 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Kamenicë 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

 

Të fundit

Do ndryshojë jetët e miliona njerëzve, Zuckerberg prezanton teknologjinë revolucionare

Që nga themelimi i Facebook në vitin 2004, Mark Zuckerberg ka ndryshuar mënyrën se si lidhemi, ndajmë dhe komunikojmë...

A e dini sa i ka shkuar pasuria Bill Gates? Kjo është renditja e fundit e të pasurve

Bill Gates është prej kohësh një emër i njohur, jo vetëm për revolucionin që solli në teknologji, por edhe për dekada me radhë si...

Sa mandate merr Partia Socialiste më 11 maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

7 ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama tha për “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste ka si objektiv të marrë...

“Partitë e vogla s’lënë shesh pa vendosur stenda”, Bardhi reagon pas incidentit në Fier

Drejtuesi politik i Fierit Gazment Bardhi ka reaguar për mediat pas shoqërimit të kandidatit të listës së PD-së në Fier, Fatjon Semanjaku. Bardhi shprehur...

A po manipulohet vota e diasporës? Taulant Balla: PD nuk do të njohë zgjedhjet

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulime me votat...

Lajme të tjera

Web TV