Hyn në burg 15 vjeç dhe del 83: Dua të jetoj shumë vite si njeri i lirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në burg që nga mosha 15 vjeç për dy vrasje që ai pretendon se nuk i ka kryer. Tashmë i moshuar ai është një qytetar i lirë pas 68 vjetësh kur dënimi i tij i përjetshëm u shpall antikushtetues.

Të gjithë të dashurit e tij kanë vdekur sot, por Joseph Ligon , 83 vjeç, shtetas amerikan , ka bërë të ditur se ai dëshiron të jetojë si njeri i lirë dhe plot vite të tëra.

Pothuajse shtatë dekada pas vendimit, më 11 shkurt, ai u lirua nga burgu federal si njeri  i lirë. Ai i9shte dënuar me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në një seri grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh që të rezultoi në vdekjen e dy personave në Filadelfia në 1953.

Pavarësisht nga dënimi, Ligon gjithmonë pretendonte se ai nuk ishte shkaktari i drejtpërdrejtë i atyre vrasjeve.

Lirimi i tij u bë i mundur falë angazhimit të avokatëve të tij, të cilët po punojnë akoma edhe sot për ta bërë kalimin e  tij në jetën pas burgut sa më të qetë të mundur.

“Për aq sa bota ka ndryshuar që kur Z.Ligon hyri për herë të parë në burg, ai gjithashtu ka ndryshuar.

Përvoja e tij e kthimit si një njeri i lirë është thelbësore”, tha Eleanor Myers, konsulente e vjetër YSRP.

“Ai është tepër i gëzuar dhe i mahnitur nga ndryshimet që kanë ndodhur në Filadelfia që nga 1953, veçanërisht ndërtesat e larta. Megjithatë, ato që i mungojnë më shumë janë njerëzit që ala pas kur hyri në burg dhe nuk i gjeti më kurrë.

 

 

Të fundit

Enada Hoxha pas divorcit: Nuk do doja që asnjë grua të kalonte atë që kalova unë

Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti, Enada Hoxha tha se ishte fati që e deshi që divorci me Gerd...

Marrëveshjet për migrantët/ Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë...

Netanyahu sulmoi Iranin për të shmangur një ‘kërcënim ekzistencial’

Jonathan Freedland Ky është një konflikt 30-vjeçar. Benjamin Netanyahu fliste për kërcënimin e një bombe bërthamore iraniane që në vitet 1990 dhe që atëherë nuk...

Tensionet Iran-Izrael, Britania dërgon avionët luftarakë

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar po dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj...

Nesër samiti i SEECP/ Presidenti Begaj pret nesër kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

Presidenti Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës...

Lajme të tjera

Web TV