Plani i BE në luftën kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Variantet e reja të koronavirusit që po përhapen në të gjithë botën përfaqësojnë një “zhvendosje të paradigmës” në luftën kundër virusit, tha të Mërkurën Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian ndërsa zbuloi një plan të ri të BE për të luftuar këto mutacione.

Ursula von der Leyen njoftoi një kontratë të dytë me Moderna për blerjen e 300 milion dozave, por nuk dha një afat kohor lidhur me dërgesat. Ndërkohë që kontrata e parë, e nënshkruar vitin e kaluar, mbulonte 160 milion doza.

Plani i BE për të luftuar variantet, i quajtur HERA Incubator, do të jetë një partneritet publik-privat, duke grumbulluar njohuri nga studiues, kompani bioteknike, prodhues, sektori shëndetësor dhe autoritetet dhe rregullatorët publik.

Në mënyrë që të zbulojë dhe analizojë variante, si ato të pranishme në Mbretërinë e Bashkuar, Braszil dhe Afrikën e Jugut, Brukseli do të sigurojë të paktën 75 milion euro në fondet e BE për zhvillimin e testeve të specializuara për variantet e reja dhe për të mbështetur renditjen gjenomike në vendet anëtare. Gjithashtu 150 milion euro për rritjen e kërkimit dhe shkëmbimit të të dhënave mbi mutacionet.

Komisioni Evropian gjithashtu po kërkon të shpejtojë procesin e miratimit për disa vaksina në mënyrë që ato të mund të arrijnë tek qytetarët me një shpejtësi më të madhe.

Për më tepër, Brukseli synon të nisë një rrjet provash klinike me 16 shtete anëtare dhe pesë vende të tjera përfshirë Zvicrën dhe Izraelin, për të “shkëmbyer të dhëna dhe për të përfshijë fëmijë dhe të rritur të rinj si pjesëmarrës në provat klinike”.

Inkubatori HERA do të jetë hapi i parë për krijimin e Autoritetit Evropian të Gatishmërisë dhe Reagimit të Urgjencës Shëndetësore (HERA), një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian të Shëndetit që von der Leyen dëshiron të ndërtojë.

Lexo edhe :  Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Plani i ri duhet të miratohet nga liderët e BE, të cilët do të takohen javën e ardhshme përmes një video konference.

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV