Porto Romano-Çernobili i Adriatikut: Kulmi i papërgjegjëshmërisë së pushtetarëve dhe ekstrem i indiferencës së qytetarëve të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak e dinë se Durrësi nga niveli i rriskut mjedisor ishte i krahasushëm me Çernobilin.

Ky mal i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, ishte anti-reklama më efikase kundrejt zhvillimit të turizmit në Durrës dhe Shqipëri. Ky ishte kulmi i papërgjegjëshmërisë së pushtetarëve dhe ekstremi i indiferencës së qytetarëve.

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI
Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës

“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qytetarëve të Durrësit, ju sjell në mëndje Fabrikën e Lindanit ose sheshin, deponinë thonë në Kosovë, ku grumbulloheshin për shumë vite plehrat e qytetit. Fatkeqësisht, në kohën kur përdorimi i Lindanit (një pesticid universal për bujqësinë) ishte ndaluar në vitet 1970, në Shqipëri u ndërtua Fabrika e gjashtë më e madhe në botë me teknologji kineze për prodhimin e tij. Pas viteve 1990, Porto Romano u konsiderua si “pikë e nxehtë ose hot spot” nga institucionet Shqiptare dhe ndërkombëtare (BE, Banka Botërore), për shkak të stokut, përqëndrimit dhe toksicitetit të lartë të pesticidit. Pak e dinë se Durrësi nga niveli i rriskut mjedisor ishte i krahasushëm me Çernobilin. Pas viteve 2000, me mbështetjen financiare dhe teknike të BE, u bë i mundur grumbullimi dhe largimi nga Shqipëria i stoqeve dhe mbetjeve të rrezikshme nga Porto Romano. Kështu Durrësi mori frymë nga një e keqe e madhe.

Banka Botërore dhe Organizatat Ndërkombëtare e hoqën Durresin nga harta problematike edhe pse mbetjet e Lindanit janë të pranishme në produktet bujqësore shqiptare të cilat kthehen nga eksporti here pas here. Por ende pa u shëruar plaga e vjetër, në vitet 2000 në Porto Romano fillon e mavijoset plaga e re “Deponia e plehrave” të qytetit, një “Krim i Ri Mjedisor”. Vlerësohet se rreth 900 000 m3 mbetje, të gjithë llojeve, nga ato shtëpiake e deri tek mbetjet e rrezikshme kimike dhe spitalore u grumbulluan aty ndër vite.

Studimet tregojnë se ndotja ka kaluar në ujërat nëntokësorë, duke u shpërndarë në hapsirën e Durrësit dhe duke bërë të dyshimtë cilësinë e tyre. Përmbajtja e Kromit (Cr) Azotit dhe Fosforit (N dhe P) në ujërat e kanaleve kulluese, është shumë herë më e lartë nga norma e lejuar. Pasojat lidhen me sëmundjet e njerëzve, eutrofikimin e ujërave, konsumin e O2 dhe problematikën zinxhir në mjedisin ujor detar. Duket se rritja e algave dhe leshterikëve në bregdetin e Durrësit është ndikuar fort nga derdhja e ujërave të ndotura në det. Degradimi i parametrave të cilësisë së mjedisit (vlera të larta të substancave toksike) rreth parcelës ku depozitoheshin mbetjet e Durrësit ka qënë në nivele katastrofike. Rrjedhja e lëngjeve me përmbajtje të kimikateve toksik dhe kancerogjenë, zjarret e shkaktuara nga vetëndezja e mbetjeve kryesisht në kohë të thatë, emetimet e dioksinave dhe furaneve si lëndë kancerogjene, kanë qënë kërcënim i vazhdueshëm për shëndetin e banorëve të zonës.

Lexo edhe :  Celibashi paralajmëron qytetarët/ Minimumi 3 vjet ndëshkim për ata që fotografojnë votën

Ky mal i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, ishte anti-reklama më efikase kundrejt zhvillimit të turizmit në Durrës dhe Shqipëri. Ky ishte kulmi i papërgjegjëshmërisë së pushtetarëve dhe ekstremi i indiferencës së qytetarëve.

Një gjë është e sigurtë, ndotja në “Porto Romano” nuk ka qënë pa pasoja për shëndetin e banorëve të cilët janë ekspozuar ndaj ndotjes për vite me radhë nëpërmjet ajrit, ujit ose zinxhirit ushqimor, pasoja të cilat mund të jenë të pranishme në një panoramë afatgjatë.  Banorët janë ndjerë mirë dhe mirënjohës duke mos paguar shërbimin e largimit të mbetjeve, ndërkohë që e kanë paguar atë 1000 herë më shumë në farmaci, spital….

Mbas largimit të mbetjeve nga “Porto Romano” banorët e Durrësit po marin frymë lirshëm, pa frikën se do të marin bashkë me ajërin thërmijat kancerogjene (PM) apo substancat toksike (CO, NO2, SO2, H2S, CH4 etj) të çliruara për vite me radhë nga djegia, oksidimi apo dekompozimi i mbetjeve. Mbyllja e vëndit të depozitimit të mbetjeve në “Porto Romano” është një lajm i mirë për banorët dhe ata që vizitojnë Qytetin e Durrësit. E drejta për një mjedis të pastër është nga më të rendësishmet ndër të drejtat humane por ajo mund të garantohet vetëm nëse e dëshirojmë dhe e mbrojmë atë në çdo rast.

Të fundit

Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit, arrestohen dy autorët, 4 në kërkim

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar hetimet...

Pse nuk del rezultati i votimit elektronik? Celibashi: Se kështu tha PD

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nesër në mëngjes do të publikohet rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Vorë. Ai tha...

Putin befason, kërkon bisedime direkte me Ukrainën. Zelensky: Fillimisht…

Presidenti rus, Vladimir Putini, ka rënë dakord sot për të zhvilluar bisedime “të drejtpërdrejta” me Ukrainën më 15 maj, pas thirrjeve të udhëheqësve evropianë...

Numërohet kutia e parë me elektronikë në Vorë, PS kryeson

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste. Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179...

Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS që ai e cilëson ilegale...

Lajme të tjera

Web TV