7 milion euro për vaksinimin, BE dhe OBSH mbështesin Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milion € për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullsisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave kundër COVID-19. Aktivitetet do të përfshijnë, ndër të tjera, zhvillimin dhe testimin e planeve emergjente, trajnimin për profesionistë të shëndetit dhe zhvillimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit për vaksinat.

Vendim u bë publik nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi:

“Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të japë prova për angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në luftimin e pandemisë që nga fillimi i saj “, tha Varhelyi.

Pas paketës së bërë publike ditën e sotme, BE ka investuar 25 milion € për përmirësimin e strategjive të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor. Paketa totale e ndihmës së BE për Ballkanin Perëndimor në përgjigje të krizës së shkaktuar nga COVID-19 tejkalon 3.3 miliardë €, siç tregohet në Komunikatën e Komisionit për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor në trajtimin e COVID-19 dhe rimëkëmbjen pas-pandemike. Kjo përfshin mbështetjen e menjëhershme në pajisje, mbështetjen afatmesme dhe afatgjatë për sistemet shëndetësore dhe ekonomitë, mbështetjen për bizneset përmes bankave lokale, ndihmën makro-financiare në formën e kredive dhe një paketë përgjigje të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB).

Për më tepër, BE është një nga mbështetësit më të fortë të COVAX, i cili mbetet mjeti më i mirë për të siguruar qasje të drejtë dhe të barabartë në këto vaksina dhe për të dhënë solidaritet ndërkombëtar të vaksinave. Team Europe ka kontribuar më shumë se 850 milion € për COVAX, 500 milion € nga buxheti i BE. Ky do të jetë një kontribut kryesor për COVAX për të siguruar 1.3 miliardë doza vaksinash për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

Të fundit

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së/ Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë,...

Tensione që në nisje, protestuesit hedhin molotov para bashkisë së Tiranës

Përsëriten skenat e dhunës në protestën para bashkisë së Tiranës. Sende të forta bombola Molotov janë hedhur në drejtim të bashkisë menjëherë sapo nisi protesta.

Lajme të tjera

Web TV