Balla: Kur Lul Basha ishte në qeveri, ndaheshin 60 mijë diploma nga 30 mijë studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me votuesit për herë të parë në Elbasan.

Në një grup me më pak se 10 vetë dhe duke zbatuar rregullat e vendosura nga Komuniteti Teknik, Balla u shpreh se të rinjtë duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i zbatimit të masave anti COVID.

Duke rikujtuar se si ka qenë Elbasani vite më parë, kreu i grupit socialist Balla theksoi se ndër vite ndryshimet kanë qenë të dukshme.

“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të transformimit të Elbasanit me disa projekte të mëdha. Kush do ta krahasonte 2013 si e gjetëm ne Elbasanin dhe si është sot, numri i vendeve të punës është shtuar me disa herë”, tha Balla.

I pyetur nga maturantët nëse do të ketë lehtësime për tu pranuar nga universitetet për shkak të pandemisë, Balla tha se çdo gjë do ti kthehet normalitetit shumë shpejt pasi të vaksinohen të gjithë qytetarët.

“Masat që po ndërmerr qeveria do na çojnë drejt krijimit të një imuniteti të masës dhe do ti kthehemi shumë shpejt normalitetit. Brenda një viti do të kemi përfunduar vaksinimin për qytetarët që duan”, deklaroi Taulant Balla.

Ndër zhvillimet me fokus Elbasanin, Balla u shpreh gjithashtu se do të punohet për hapjen e një qendre të teknologjisë së informacionit që të gjithë të rinjtë që kanë interes të marrin informacionin e nevojshëm.

Prioritet për Ballën dhe kryebashkiakun Llatja në Elbasan mbetet shtimi i numrit të të punësuarve, por pa harruar edhe sektorin e turizmit dhe zhvillimin e shkollave profesionale.

Duke iu rikthyer sërish çështjes së arsimit profesional Balla “thumboi” opozitën.

Lexo edhe :  Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

“Në vitin 2013 që kur Lul Basha ishe në qeverisje me Monën e Ilirin dhe me krye Saliun në këtë vend, mbaronin vitin shkollor 30 mijë student dhe shpërndaheshin 60 mijë diploma. Nëse nuk do kishte ardhur PS në qeverisje ai sistem do ishte perfeksionuar edhe më tej madje mund të kishim kaluar në metodën që sa mbaron 8-vjeçaren do kaloje direkt në universitet”, tha Balla.

Të fundit

Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Do u rikthejmë dinjitetin shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku...

“Nga Dritëro Agolli te një rrugaç”, Rama në Devoll sulmon Bledjon Nallbatin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Devoll ka kritikuar kandidatin e PD në zonë, Bledjon Nallbatin. Rama rikujtoi se zona e...

PD publikon denoncimet e emigrantëve në Greqi: Si erdhën 6 mijë zarfe në një ditë?

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë urgjente KQZ në të cilën kërkohet, vendosja e ligjshmërisë në procesin e votimit të diasporës në...

Valbona Mhilli tregon detaje nga jeta e saj private: Hera e fundit që kam qenë e lidhur…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Mos i bjer me top”, në “E...

Mangësia në VKM, Enkileda Carja shpërblehet vetëm për garën U-20

Enkileda Carja bëri paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Botëror, duke fituar tre medalje ari për moshat U-17.WhatsApp-Image-2025-05-03-at-10.41.32-1Por, edhe pse bëhet fjalë për rezultate historike,...

Lajme të tjera

Web TV