Covid-19 i merr jetën mjekut të spitalit të Gramshit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nazmi Xhaferri, mjek në spitalin e Gramshit ka humbur betejën me COVID.

Mësohet se mjeku prej ditësh ishte i infektuar me virusin vdekjeprurës.

Lajmin e trishtë e ka dhënë drejtoria e spitalit të Gramshit me anë të një postimi në “facebook”, ku shkruan se Xhaferri u bë heroi i parë në radhët e bluzave të bardha në këtë spital, që ka humbur betejën me virusin, pasi u infektuar në krye të detyrës.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullorë të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës. I ndjeri u bë heroi i parë ( me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh, të cilët me vetëmohim kane qe nga fillimi i kësaj lufte që janë gadishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie.

Familjarët, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut në shoqerine tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka percjellë midis tyre. Le të shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shëndetësisë duke iu drejtuar qytetarëve qe të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme”, shkruan drejtori i spitalit.

Të fundit

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

Lajme të tjera

Web TV