Një ndërtese e ish-Trikotazhit në Korçë ku mbaheshin të depozituara lëndë toksike ka marrë flakë duke çliruar gazra helmues çka ka alarmuar të gjithë banorët përreth.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në lagjen 9 të këtij qyteti.
Për shkak të helmit të mbetjeve toksike rrezikohen rreth 10 familje, ndërkohë që pritet të nxirren nga banesat banorët e pallatit.
Sipas informacioneve, janë lëndë kimike që hyjnë në reaksion me njëra-tjetrën në prani të temperaturave.
Lagështia ka bërë që të aktivizohet përzierja e lëndëve, duke sjellë çlirimin e tymit dhe gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë banorët.