Mblidhet KKIE, Balla: Sektori bujqësisë siguron 20% të PBB dhe rreth 37.4% të punësimit total

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U zhvillua sot mbledhja e radhës së Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, e cila kishte në fokus “Ecuria e zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian në Raportin e vitit 2020 për Shqipërinë referuar fushës së bujqësisë dhe sigurisë ushqimore si edhe menaxhimi i asistencës financiare të BE për këto dy fusha”.

Në fjalën e tij të hapjes së takimit, nënkryetar i KKIE, Taulant Balla deklaroi se bujqësia mbetet një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim në Shqipëri dhe është burimi kryesor i punësimit dhe të ardhurave sidomos në zonat rurale të vendit.

Sipas Ballës, bazuar në të dhënat nga INSTAT, ky sektor aktualisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Sot do të diskutojmë mbi: “Ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2020 për Shqipërinë referuar fushës së bujqësisë dhe sigurisë ushqimore si edhe menaxhimit të asistencës financiare të BE për këto dy fusha” ku kemi ftuar: Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim në Shqipëri dhe është burimi kryesor i punësimit dhe të ardhurave sidomos në zonat rurale të vendit.

Bazuar në të dhënat nga INSTAT, ky sektor aktualisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total.

Nëse i referohemi raportit të Bashkimit Europian, Shqipëria ka një nivel të mirë të përgatitjes në këtë fushë. Në raport Komisioni thekson se Shqipëria bëri një progres në zbatimin e masave përkatëse në sektorin e sigurisë ushqimore dhe veterinare, si dhe në regjistrin e kafshëve.

Pavarësisht këtij fakti jemi të vetëdijshëm se vendi ynë ka akoma shumë për të bërë në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht për sa i përket sigurisë ushqimore.

Politika e përbashkët bujqësore (PPB) e BE-së mbështet fermerët dhe zhvillimin rural por sigurisht që kjo kërkon sisteme të forta menaxhimi dhe kontrolli. Nga ana tjetër duhen respektuar dhe zbatuar edhe rregullat e përbashkëta të BE-së për politikat e cilësisë dhe bujqësisë organike.

Referuar fushës së sigurisë ushqimore, politika dhe e drejta e BE-së ka për qëllim të mbrojë konsumatorët si dhe të garantojë funksionimin e tregut të brendshëm lidhur me produktet ushqimore.

Të mos harrojmë se të gjithë jemi konsumatorë dhe siguria ushqimore lidhet direkt me jetën dhe shëndetin tonë, të fëmijëve dhe të afërmëve tanë dhe plotësimi i standardeve në këtë fushë duhet të jetë pavarësisht detyrimeve të anëtarësimit në BE.

Për këtë qëllim rekomandimet e Komisionit ndër vite janë një udhërrëfyes i rëndësishëm në këtë drejtim dhe për adresimin e tyre jam i sigurtë që edhe anëtarësia e këtij Këshilli mund të japë një kontribut të vyer.

Lexo edhe :  Prej 4 muajsh në qeli/ Gjykata shqyrton nesër rekursin e Metës për arrestin me burg!

Në përfundim të fjalës time, me qëllimin për të mos marrë kohë nga fjala e Ministres dhe diskutimet me anëtarësinë më duhet të ritheksoj rëndësinë e respektimit të masave anti-COVID në këto kohë mjaft të vështira që po kalon vendi.

Situata është tejet serioze dhe ne si parti politike duhet të jemi të parat që duhet të japim shembullin e respektimit të këtyre rregullave.

Për fat të keq konstatoj që këto masa nuk po respektohen duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Gjej rastin në këtë Këshill të ritheksoj rëndësinë e masave.

Në fund për lehtësi menaxhimi të këtij takimi, referuar pjesës së diskutimeve ju njoftoj se ata të cilët kanë pyetje apo dëshirojnë të marrin fjalën në takim, të shkruajnë paraprakisht në chat.

Pa dashur të marr kohë të vyer këtij takimi, më lejoni të ftoj Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Znj. Ekonomi gjatë fjalës Tuaj do të donim të informoheshim vecanërisht rreth:

➢ Masave të marra për krijimin e regjistrit të fermave;

➢ Masave për fuqizimin e kapaciteteve administrative të nevojshme për të përdorur plotësisht fondet e disponueshme në kuadër të IPARD II;

➢ Plotësimit të kuadrit ligjor për produktet organike dhe skemave të cilësisë, si për vreshtat dhe verën, dhe sigurimit të kapaciteteve institucionale dhe administrative për zbatimin e tij.

➢ Rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve të AKU për vlerësimin e rrezikut bazuar në opinionin shkencor për inspektorët;

➢ Masave të marra referuar miratimit të metodologjisë së re, bazuar në rrezikun për planifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore dhe zbatimit të kontrolleve zyrtare sipas planeve vjetore të përditësuara të inspektimit.
Faleminderit Znj. Ministre

Tani deklaroj të hapur pjesën e diskutimeve. Sic e përmenda dhe në fillim të këtij takimi, lutem ata që kanë pyetje apo dëshirojnë të marrin fjalën në takim, të shkruajnë në chat.

Në fund të takimit:

Ju falenderoj të gjithëve për informacionin e dhënë, dhe diskutimet konstruktive gjatë kësaj mbledhje.

Dua t’Ju siguroj se Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, në zbatim të rolit të tij, si forum që garanton gjithëpërfshirjen në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit, do të intensifikojë edhe gjatë vitit 2021 mbikëqyrjen dhe nxitjes së dialgut konstruktiv ndaj zbatimit të këtyre reformave, që lidhen me integrimin europian.

E ftuar në takim ishte dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Të fundit

MOMENTI I SOTËM POLITIK DHE BOTKUPTIMOR

Nga Lekë Tasi Ka pasur raste që të Majtët përkrahën edhe terrorizmin nga armiqësia që ndjenin për borgjezinë, ashtu si ...

Përfundon sot afati për regjistrimin e diasporës, miratohen rreth 226 mijë aplikime

Ditën e sotme, përfundon afati i regjistrimit të emigrantëve, për pjesëmarrjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Sipas të dhënave të bëra publike nga...

Koalicionet/ Berisha i kthen “reston” Metës, e fut në listë fituese

Kreu i PD-së Sali Berisha vendosi që t’i caktojë një vend të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë Ilir Metës, kreut të Partisë...

Konfirmohet nga Ministria/ Përhapet gripi i shpendëve i tipit H5N1

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në vendin tonë është konfirmuar e Influencës Aviare, tipi H5N1. Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe...

Vota e Diasporës/ PS kërkon shtyrje afati për regjistrimin e emigrantëve

Në datën 3 përfundon afati i regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit. Vetëm pak orë para skadencës, socialistët kërkojnë t’u jepet një...

Lajme të tjera

Web TV