Drejt zbardhjes vrasja e shqiptarit në Islandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë hetimet për vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë. Mediat vendase raportojnë se policia dhe hetuesit kanë sekuestruar disa pamje të momentin të ekzekutimit të Beqirit, të cilat mund të ofrojnë një panoramë të qartë për atë që ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Janë më shumë se 20 hetues që po merren me këtë çështje dhe krimi mund të zbardhet shpejt. Lidhur me këtë vrasje, në paraburgim janë më shumë se 10 persona, por afati për mbajtjen e tyre në qeli skadon sot.

Policia do të kërkojë nga gjykata që të arrestuarit të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje, por ende policia kërkon të dhëna për t’i fajësuar plotësisht ata.

Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson, në një deklaratë është shprehur se janë sekuestruar shumë të dhëna që mund të zbardhin krimit. Sipas tij gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar kompjuterë dhe telefona.

Nga ana tjetër lidhur me këtë vrasje në pranga është një shqiptar dhe sipas Frettabladid.is ai është një prej të dyshuarve kryesor. Në banesën e tij janë gjetur gjurmë të armës së zjarrit, por ai është paraqitur vetë në polici dhe ka mohuar përfshirjen në krim.

Të fundit

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Lajme të tjera

Web TV