Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Raportohet se tërmetet ishin me magnitudë 3.2 dhe 3.5 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti i parë, ai me magnitudë 3.2 Rihter u regjistrua rreth orës 04:00, ndërsa i dyti 30 minuta më vonë. Nuk raportohen dëme nga lëkundjet.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në det, 24 km larg nga qyteti i Durrësit.