Investigimi për Berishën/ Rama: Mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në Facebook, pjesë nga dokumentari investigativ i Report Tv, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.

Kjo sipërfaqe prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv në vitin 2009 iu kthye ish-pronarëve Jamarbër Malltezit, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Megjithëse Jamarbër Malltezi ishte vetëm një nga 64 trashëgimtarët që duhej të ndanin tokën, me përqindje e pronësi shumë të vogla, arrin të bëhet pronar i pothuajse 40% të të gjithë investimit me vlerë miliona euro.

Report TV zbuloi se prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizan Në lidhje me këtë rast, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan:

“Mirëmëngjes me serinë e tretë të dokumentarit investigativ mbi keqbërjen marramendëse që zhduku kompleksin sportiv Partizani, ku mbetesh pa frymë nga shpërfytyrimi i pushtetit ekzekutiv në një makineri përfitimesh financiare”, shkruan kryeministri Rama.

Të fundit

Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia/ Mos e lini vendin në dorën e krimit!

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të...

Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë, të kryera në zonat rurale. Partia...

Ky sport i ri do t’ju ndihmojë të jeni në super formë në kohë rekord!

Nëse jeni duke kërkuar për një aktivitet që ndërthur fitnesin, adrenalinën dhe entuziazmin në grup, përgjigjeja është Hyrox. Gjithnjë e më popullarizuar, Hyrox është...

Begajt mesazh para zgjedhjeve/ Votoni, merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që vijnë!

Vetëm 40 orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, presidenti Bajram Begaj u është drejtuar më një mesazh të gjithë shqiptarëve. Teksa ka ftuar të...

VIDEO/ Momenti kur aksidentohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

Danezi Mads Pedersen ishte triumfatori i etapës së parë të Giro d’Italia, e cila nisi nga Durrësi dhe u mbyll në Tiranë. Vetëm 2 kilometra...

Lajme të tjera

Web TV