Ekskluzive/ Zëvendësministrja Rakacolli: Arsyet pse po infektohen të rinjtë dhe plani për vaksinimin masiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala” analizon situatën e covid në vend dhe shtimin e numrit të të prekurve. Çfarë masash pritet të merren dhe dilema për një mbyllje më të gjatë. Shpresë për një marrëveshje të shpejtë me kompaninë AstraZeneca dhe Moderna për sjelljen e 340 mijë vaksinave në Shqipëri.

Nga Aurela Xhika

Raporti mes humbjes së jetëve nga covid, shtimit të rasteve të prekura dhe mbyllja më e madhe, është në një vijë e hollë që duhet menduar gjatë, pasi shtron dilemën: shëndet dhe ekonomi… Deri më tani, Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se nuk ka nëvojë për shtim masash, por duke mbajtur gjithnjë në survejim rastet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19. Zëvendësministrja Mira Rakacolli në një intervistë të gjatë për gazetën “Fjala” analizon situatën pandemike në vend dhe këmbëngul se në një lloj mënyre situata është në duart e vetë qytetarëve, që nëse respektojnë rregullat, atëherë pandemia bëhet shumë më e manaxhueshme. Gjithashtu duke nisur nga të dhënat e dy javëve të fundit, Rakacolli shpjegon edhe arsyet se përse po preken më shumë moshat e reja. Vaksinimi është një tjetër betejë që “duhet fituar”, por gjithçka varet nga vetë kompanitë që prodhojnë vaksinën dhe nga vendet të cilët mënaxhojnë shpërndarjen e tyre.

1-Pavarësisht numrit të lartë të infektimeve dhe viktimave nga Covid 19, Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur të mbetur në fuqi masat egzistuese, pse një vendim i tillë Znj.Rakacolli, sa e qëndrueshme paraqitet situata?

Masaj janë gjithmonë në përputhje me me vlerësimine  atyre indikatorëve ndja të cilëve monitorohet situata që normalisht është numri i rasteve të reja ditore, numri i atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor, ata që kanë nevojë për të marrë shërbim në njësitë e kujdesit intensiv dhe natyrisht edhe numrit të jetëve të humbura. Në analizën që bëmë vumë re që në javën e fundit, pra që koiçidon me javën e shtatë, numri i të infektuarve ditorë ka një tëndencë uljeje, pra ka shkuar nga 1 mijë e 106 që ishte javën e kaluar në 1 mijë e 24, pra këto shifra tregojnë një ulje reale. Po ashtu, edhe numri mesatar i atyre që shërohen dhe atyre që kanë nevojë për shtrim ka edhe ai një tendencë të lehtë uljeje. Këto arsye i kanë shtyrë ekpertët epidemiologë, pra ata që merren me domethënien dhe kombinime  këtyre indikatorëve të arsyetojnë që jemi përpara një përmirësimi të lehtë të situatës dhe vendosëm që ta vlerësojmë këtë tendencë në këtë nivel që i kemi masat, pra nuk u pa asnjë arsye që të kishte nevojë që të kishte shtrëngim të mëtejshëm. Përkundrazi, ajo që u vu re ishte edhe njëherë zbatimi i rregullave të thjeshta që ne asnjëherë nuk do lodhemi së përmenduri si vendosja e maskës, të respektimit të distancës fizike dhe sidomos asaj sociale dhe të respektimit të të gjitha atyre rregullave që autoritetet sugjerojnë. Të mos harrojmë që jemi edhe në një fushatë vaksinimi që ka nisur mbarë dhe natyrisht shtimi i të vaksinuarve çdo ditë çon në një prerje të rrezikut të transmetimit, pra pritet që të kemi një përmirësim të situatës pa qënë e nevojshme që të vendosen masa të reja, por vazhdojmë të themi që situata është mjaft delikate. Shpresojmë shumë që këto tendenca uljeje të jenë të qëndrueshme, por gjithsesi janë tendenca që do të monitorohen çdo ditë dhe nëse këto tendenca nuk vërtetohen mundet që të kemi ndryshime edhe para dyjavështi të parashikuar.

 

2-Në deklaratën e djeshme ju bëtë më dije se 79% e personave të infektuar i përkasin moshës nga 15-54 vjec, pra vërejmë një ulje të moshës së prekur, pse kjo neglizhencë e moshave të reja?

Janë pikërisht të moshuarit ata që i respektojnë me rigorozitet të gjitha masat, janë të rrallë të moshuarit që dalin pa maskë dhe jo vetëm kaq por e vendosin atë në mënyrë shumë korrekte. Të moshuarit janë ndërgjegjësuar më tepër, qoftë në respektimin e masave, apo edhe të daljeve në ambientet jashtë shtëpive , apo takimet e shumta me të tjetët, këto në fakt e tregojnë më së miri sesa efikase janë masat. Të rinjtë, fatkeqësisht, ende nuk janë ndërgjegjësuar ndërsa ne kemi të dhëna që në Shqipëri të kemi edhe praninë e mutacioneve që ka pësuar virusi Sars-Cov 2 që dihet tashmë që ka një predispozicion për moshat e reja, më shumë sesa varianti bazë, gjithashtu ka një mundësi më të lartë infektueshmërie, pra prek më shumë njerëz në të njenjtën kohë dhe mesa duket është edhe më agresiv sepse po shohim forma më të rënda, sidomos tek të rinjtë. Ne i lutemi të gjithë të rinjve që të respektojnë masat dhe të mbrohen më shumë se më parë sepse komuniteti i të rinjve është më i rriskuar nga kjo gjë. Është vënë re që janë pikërisht këto mosha 15-24 vjeç që po rriten me një dinamikë më të shpejtë sesa mosht e tjera dhe kjo na ka çuar ne që të vendosim mësim online për të gjithë arsimin në 10 bashkitë më të prekura.

3-Përafërsisht sa të rinj janë sot të shtruar në spitalet covid dhe si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore?

Nuk mund t’ju them një shifër të saktë momentalisht, pasi sikurse e dini në tashmë kemi 6 spitale Covid, por të gjithë ne jemi të shqetësuar sepse numri i tyre është më i lartë sesa ishte më parë dhe format janë më të rënda. Le të mos harrojmë që javën e kaluar ne humbëm një djalë 18-vjeçar, po ashtu kemi humbur edhe mosha pak me të mëdha kemi edhe të sëmurë rëndë të këtyre moshave. Kjo është një dukuri që nuk është vënë re në muajt e mëparshëm, raste shumë të rënda në mosha të reja.

4-Si janë kapacitet spitalore, mund ta përballojmë ne këtë fluks të infektuarish ? Rreth sa shtretër janë të lirë?

Kapacitetet spitalore të atyre spitaleve që tashmë funksionojë  si spitale Covid deri dje kanë qënë të zëna deri ën 80% , prandaj kemi kapacitete të lira edhe brenda strukturave, por gjithashtu kemi rezervat e tjera në vazhdimësi të këtij skenari që kemi filluar, pra veç spitaleve rajonale Covid që u hapën, nëse do të ketë probleme do të hapim edhe spitalin e Vlorës dhe ai i Korçës dhe nëse edhe këto nuk do ti përballojnë dot kapacitete atëherë do vijëm me spitalet e tjera, por unë shpresoj shumë që të mos vijë kjo ditë pasi duke patur parasysh shifrat e këtyre ditëve dhe qëndrueshmërinë e tyre ne shpresojmë për një përmirësim të situatës. E kemi vetë në dorë dhe shëmbulli më i mirë për ne është komuniteti i të moshuarve, ata që mbrohen vuajnë më pak.

Lexo edhe :  Xheneta dhe Egli njihen që jashtë? Ish-konkurrentja e "BB VIP" zbulon lidhjen mes tyre

5-Nëse situata vijon të mbetet e tillë, a mund të flasim ne për një uljë të fashës orare të lëvizjes, apo edhe për një izolim të vendit, qoftë në fundjavë apo edhe gjatë saj?

Çdo masë merret në përputhje me shifrat, duke patur parasysh ndërthurjen e të gjithë indikatorëve ndikues. Epidemiologët do të përcaktojnë edhe karakterin e masave dhe të mos harrojmë që përballimi i kësaj epidemie ishte një sfidë që iu dha të gjithë botës në të njënjtën kohë, pra nuk mund të bazohemi në eksperienca të mëparshmë dhe të kemi një model që duhet të ndjekim, apo që të dalim në konkluzione që kur të ndodh diçka të marrim masat e caktuara pavarësiht suksesit te tyre. Të gjitha vendet po shfrytëzojnë njohuritë që kanë duke analizuar si duhet ato dhe duke menduar të mirat dhe të këqijat e tyre dhe të zgjedh një rrugë sa më të arsyeshme dhe këtë jemi munduar që ta bëjmë që në fillim të epidemisë, dhe un dua të them që ekspertët tanë kanë punuar jo vetëm me mendje, por edhe me zemër.

7-Keni menduar ju për një kufizim të transportit urban duke qënë se numri i përdoruesve të këtij shërbimi është i lartë dhe patjetër mund të shihet si një vatër infeksioni?

Në mbledhjen e Komitetit Teknik un thash që autobusi është një zgjedhje, në fakt për disa është i tillë pasi për të tjerë është alternativa e vetme e lëvizjes, por ajo që unë mendoj është se duke e ditur rrezikun që na kanoset dhe njëkohësisht duke e ditur që nuk kemi mundësi tjetër ne duhet të vëmë re sesi janë orarët e autobuzave kur ka më shumë fluks, të ndryshojmë oraret tonë të lëvizjes në mënyrë që të shfryhtëzojmë ato autobusa ku ka më pak qytetarë, pra duhet të bëjmë një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe familjarët që nëse autobuzi është i tejmbushur të mos e përdorim. Natyrisht që edhe kontrollet kanë të bëjnë shumë, personat përgjegjës duhet të vënë një lloj kufiri, sigurisht që duhet parë , por gjithashtu edhe një shtimi i urbaneve mund të jetë një zgjidhje. Ky është qëndrimi i mbajtur deri më tani, unë e kuptoj që për disa kjo është një zgjedhje e detyruar, padyshim është një problem i ndjeshëm që ne duhet të merremi me këtë punë me më shumë vëmendje.

 

8-Deri më tani Komiteti ka lejuar që në fushatat e partive politike të mos jeni më shumë se 10 persona, pse nuk e pezulloni këtë aktivitet?

Nëse mblidhen më shumë se 10 veta dhe këtë e kemi të lejuar për çdo aktivitet dhe nëse respektojnë rregullat e distancës dhe të mbajtjes së maskës nuk ka rëndësi se për çfarë janë mbledhur, për politikë, festë, kafe apo diçka tjetër.

9-Si do të votojnë personat e infektuar? Cilët janë skenarët e mundshëm?

Ne e kemi në vëmendje këtë çështje, por do të kemi një vendim në vazhdimësi pasi nuk i kemi ende gati skenarët e mundshmëm.

11-Ju keni bërë me dije se egzistojnë dyshime të arsyeshme për egzistncën e mutacionit britanik në vendin tonë, rreth sa mostra keni derguar ju për verifikim dhe kur prisni të merrni përgjigjet e tyre?

Kemi mbi 10 ditë që i kemi dërguar mostrat dhe di që ISHP është në komunikim të vazhduar me  laboratorin në Londër, i cili është edhe numri një në botë për këto analiza, ata na kanë thënë se është një egazaminim që kërkon kohën e vet dhe sigurisht janë shumë vende të botës që kanë dërguar mostra të tilla dhe ne e premim me padyshim pergjigjen e tyre. Ka shumë të dhëna klinike që ka shumë variante, por sigurisht ka një rëndësi shkencore se cili varinat është dhe natyrisht ne na duhet që të marrim vendimin e masave për parandalimin edhe të tyre, por sigurisht mbrojtja e qytetarëve duhet të jetë më e lartë.

12-Sa efektive ka qënë përdorimi i vaksinës deri më tani? Personat e vaksinuar a kanë shfaqur komplikacione?

Në dijeninë time jo, atë që vërtet shkenca mund ta quajë kompikacion, ka patur thjesht pak dhembje në vendin e vaksinimit ose dhimbje muskulore, por ato që ne quajmë komplikacin jo.

13-Kur pritet të vijë doza tjetër e vaksinave dhe në çfarë numrash bëhet fjalë?

Ditën e hënë më datë 1 mars presim 15 mijë doza vaksinash të Pfizer.

14-Si do të operohet me procesin e vaksinimit, cila do të jetë kategoria tjetër që do të vaksinohet?

Shumë shpejt mbaron i gjithë vaksinimi i bluzave të bardha në të gjithë vendin dhe ne kemi filluar me të moshuarit, ata që jetojën në Shtëpitë e të Moshuarve dhe nga e diela kemi filluar me personalitet +80 vjeç dhe do fillojmë gradualisht uljen e moshës së të moshuarve dhe në drejtim të grupeve të tjera, pra kjo do të jetë strategjia jonë e vaksinimit nga ata me moshë më të larta deri tek më të rinjtë.

16-A nuk është më i arsyeshëm vaksinimi i personave që kanë sëmundje kronike serioze, psh obezët, diabetikët apo personat me sëmundje kanceroze? Kur e keni planifuar ju vaksinimin e këtyre kategorive?

Në kalendarin e vaksinimit është parashikuar që do të ketë fillimisht një vaksinim për moshën 55-65 vjeçare, të atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, por duke filluar nga ata që kanë disa sëmundje shoqëruese.

18-Kompanitë e vaksinave kanë vonuar me shpërndarjen e tyre, nëse vijojmë me këto ritme kur pritet të përfundoje procesi i vaksinimit?

Ritmet kanë filluar të shpejtohen sepse ishte një ngadalësi që u krijua në të gjithë botën, pasi Pfizer ndërpreu prodhimine  vaksinave për një periudhë të shkurtër, kalendari më optimist i vaksinimit që në kemi është që ky proces të përfundojë për 14 muaj, por duke patur parasysh vaksinat Pfizer dhe AstaZeneca , por portofoli i vaksinave do vijë duke u shtuar. Dalja e vaksinave të reja dhe certifikimi i tyre do na ndihmojë pasi ne bëjmë pjesë në dritaren e parë për sigurimin e tyre, pasi bëjnë pjesë në portofolin e COVAX, kështuqë shtimi i sasisë së vaksinave patjetër që do ta çojë kalendarin drejt zvogëlimit. Ne jemi të tratativa direkte me kompaninë AstraZeneca , përvec dozave që kemi siguruar nga kjo kompani, jemi në trataktivë për 340 mijë doza të tjera kjo do të sjellë një shtim të të  vaksinuarve dhe presim edhe një marrëveshje më Modernën për të siguaruar vaksina edhe prej saj. Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka ecur mirë dhe dhe kemi ardhur vazhdimisht duke i shtuar dozat, kemi shtuar numrin e të vaksinuarve ditore dhe une jam e bindur do ky proces do të përfundojë shumë më parë se 14 muaj.

Të fundit

Seanca për Veliajn, dy prokurorët saktësojnë se nuk rezulton i dënuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot me masën e sigurisë, i arrestuar me urdhër të SPAK....

Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

123456, qwerty, 00000... duket e pabesueshme, por gjithsesi këto janë fjalëkalimet më të njohura në Itali (dhe në pjesën tjetër të botës), edhe pse deshifrimi i...

Luiza Gega në krah të Veliajt: U kujtove për sportin që gjithmonë ka qenë i harruar

Atletja kampione Luiza Gega ka shprehur mbështetjen e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke vlerësuar investimet e bëra për sportin në kryeqytet. Në...

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët”: Rama inkurajon socialistët: Tërmet e flakë më 11 Maj

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama iu drejtua ‘bashkëpunëtorëve’ të tij me atë që ai e cilëson “ngushëllim”....

Gjesti sheh intervistën e Xhenetës për të, Egli: Po tërhiqem nga ky raport

Deklaratat që Xheneta ka dhënë për lidhjen e saj me Gjestin, gjatë intervistës së saj në Fan Club, produksioni i Big Brother ia transmetoi...

Lajme të tjera

Web TV