Italia është e shqetësuar për variantin britanik të koronavirusit, pasi është vënë re një përhapje masive te fëmijët dhe adoleshentët sipas shkencëtarëve italianë.
Sipas të dhënave të shkencëtarëve varianti britanik pritët të përhapet edhe më shumë deri në fund të marsit. Por Italia është gjithashtu një vend që rrezikoi duke hapur disa aktivitete, për shkak të presionit nga ana e popullit italian.
Dhe mbase ketë gjë sot po e paguan shtrenjtë, pasi shkencëtarët në të gjithë vendin kanë dhënë alarmin, pas rritjes së rasteve me Covid.
Duke analizuar këtë situatë, Instituti i Lartë i Shëndetit ka deklaruar: “Në Itali, varianti anglez i virusit Sars-CoV-2 ka një transmetueshmëri 37% më të lartë sesa llojet e tjera.” Edhe për këtë arsye duhet të marrin masa më të ashpra”.
Njoftimi vjen pas dy sondazheve të kryera javët e fundit në 10 zona për përhapjen e mutacionit britanik në komunitet. Në të njëjtën kohë, një paralajmërim tjetër vjen nga presidenti i Shoqatës Pediatrike Italiane, Alberto Vilani, në lidhje me përhapjen e variantit te fëmijët.
“Variantet e koronavirusit të ri, veçanërisht atij britanik, kanë një aftësi përhapjeje 30-40% më të lartë. Dhe kjo vlen edhe për grupmoshat 0-18 vjeç.”
Duke dhënë një shembull se sa shpejt përhapet infeksioni, ai shton: “Nëse një person infekton dy dhe pastaj 4, 8 dhe 16, në hapin e gjashtë infekton 128 persona. Nëse në vend të dy infekton tre, në hapin e gjashtë infekton 2,187. Ky fakt duhet të merret parasysh “.
Sa i rrezikshëm është varianti britanik te fëmijët?
Pediatri italian dhe drejtori i spitalit pediatrik më të madh të Romës ishte i qartë kur tha: “Megjithëse mutacionet janë ngjitëse, aktualisht nuk ka prova të ashpërsisë së sëmundjes tek fëmijët. Fëmijët, në fakt, ende kanë aftësinë t’i rezistojnë sëmundjeve të rënda në krahasim me të moshuarit. Në maj kemi pasur më pak se 5,000 raste në fëmijë dhe të rinj.
Tani kemi dhjetëra mijëra, prandaj virusi përhapet më lehtë. “Dhe nëse një mutacion, si ai britanik, ka aftësinë të përhapet 30- 40% më shumë, kjo do të thotë që nëse një fëmijë më parë kishte infektuar edhe dy të tjerë, tani po infekton edhe tre të tjerë “.
“Njerëzit duhet të kuptojnë seriozitetin e çështjes.” Nëse nuk ka asnjë kufizim, atëherë është e vështirë të kontrollosh situatën. ”
Shqetësimi për rihapjen e shkollave
Një enigmë që tani duhet të zgjidhet nga komiteti shkencor i ekspertëve italianë për Covid-19 është çështja e shkollave, të cilat po mbyllen njëra pas tjetrës.
Sidoqoftë, të dhënat që ata kanë deri më tani tregojnë se 17.5% e rasteve të reja pozitive në muajin e fundit janë nën 18 vjeç, dhe më shumë studentë.
Kjo përqindje, gjatë muajve të parë të pandemisë, ishte rreth 2-3%. Kjo do të thotë që sot në Itali 1 në 5 persona që rezulton pozitivë me Covid-19 janë të rinj, gjë që ka bërë më shumë shkencëtarë italianë të arrijnë në përfundimin se varianti anglez transmetohet më lehtë midis të rinjve.
Proteinat e sforcuara funksionojnë më mirë me pritësit tanë
Në një përpjekje për të shpjeguar pse varianti britanik është më ngjitës, Massimo Galli, një nga specialistët më të shquar të sëmundjeve infektive të vendit, i cili punon në Spitalin Sacco të Milanos tha:
“Ekziston një marrëdhënie më e mirë midis virusit dhe receptorëve, në kuptimin që kur bie në kontakt me qelizat njerëzore, ai hyn më lehtë në organizmin tonë.
Kjo proteinë e variantit anglez “punon” më mirë me receptorët tanë.
“Sigurisht që kjo nuk është e mirë për ne, sepse po flasim për një variant 40% më infektiv kapaciteti i virusit “, tha ai.
Shembulli i studentëve të infektuar me Covid në Brescia-s është shqetësues
Shkencëtarët italianë kanë marrë parasysh shembullin e Brescia, një zonë ku është vënë re një rritje e madhe e rasteve me koronavirus te studentët.
Deri në fillim të shkurtit, 10% e popullsisë lokale (140 nga 1,400) kishin rezultuar pozitive me virus: nga kjo, 60% ishin fëmijë të shkollës fillore ose fëmijë më të vegjël të cilët mund të kenë qenë të infektuar nga anëtarë të tjerë të familjes së tyre.
Nënkryetari i bashkisë Perugia: “Varianti britanik prek fëmijët, tregoni kujdes për familjarët tuaj”
Ndërkohë, paralajmërimet nga mjekët italianë në lidhje me përhapjen e virusit tek fëmijët filluan në fillim të shkurtit. Më 8 shkurt, pediatri dhe nënkryetari i bashkisë së qytetit të Perugia, Gianluca Tuteri, ngriti alarmin për përhapjen e variantit britanik.
“Nga tre variantet e njohura, varianti britanik është më shqetësues sepse prek veçanërisht fëmijët dhe më transmetohet shumë lehtësisht brenda familjeve. Kjo është arsyeja pse ne u bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë masat”, theksoi ai.
Përfaqësuesi i pediatërve të Venecias, Vito Francesco D’Amadi, tha se situata është gjithashtu shqetësuese, i cili theksoi se shumica nuk respektojnë masat antiCovid.
Shkollat janë një vend i rrezikshëm për përhapjen e virusit
“Shkollat janë një vend ku është konstatuar një përhapje më e madhe e virusit ,” tha për RAI epidemiologu Pierluigi Lopalko, një këshilltar shëndetësor në rajonin e Pulias. “Ne duhet të vazhdojmë mësimin online,” tha ndër të tjerash ai.
Ai gjithashtu iu referua problemit që aktualisht ekziston në Itali. “Studimet kanë treguar se vendet ku përhapja e virusit është më e lehtë janë për fat të keq restorantet, baret dhe piceritë.
Fëmijët infektojnë të rriturit
“Ajo që po shohim është një rritje në rastet e koronavirusit në grupmoshat më të reja midis të rinjve.
Ne gjithashtu kemi vënë re se grupmosha që preket më shumë është midis 3 deri në 5 vjeç” sipas zv / guvernatorit të Udine, Ricardo Ricciardi, gjatë një konference online me institucionet lokale.
“Siç kemi vënë re një nga efektet e përhapjes tek fëmijët në kopshte është se të rriturit preken drejtpërdrejt nga ata dhe përhapet infeksioni brenda familjeve.
” Ne duhet të jemi vigjilentë për shkak të përhapjes së variantit britanik. ”
“Ne rrezikojmë të shënojmë 40,000 raste në ditë”
Frika nga ri-infektimi i një pacienti i cili ishte rikuperuar disa javë më parë
Në një kohë kur vendi po përpiqet të koordinojë situatën për të mbajtur në kontroll përhapjen e mutacionit, një rast i një pacienti në një spital të Padovës ka shqetësuar shkencëtarët.
Sipas Andrea Vianello, një profesor i Patofiziologjisë në Universitetin e qytetit tha: “Ne po shqyrtojmë një rast të një pacienti që kishte Covid-19, u trajtua këtu dhe doli nga spitali disa javë më parë.
Tani ai ka rezultuar sërish pozitiv me Covid-19.Kemi dyshime se ai mund të jetë ri-infektuar me një variant tjetër të Covid-19 dhe kjo është arsyeja pse ne i kemi dërguar mostrat në laborator dhe po presim rezultatet “.