Nesër afati i fundit për listat/ Yuri Kim: Të shohim nëse udhëheqësit e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nesër afati i fundit të listave, Yuri Kim mesazh të fortë politikës: Të shohim nëse udhëheqësit e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA Ambasadorja e SHBA-së, yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë 24 orë parë dorëzimit të listave me kandidatët për deputete të partive politike në KQZ. Yuri Kim shprehet se do të shoh nesër nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht i qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë edhe respektimin e ligjeve të Shqipërisë dhe listën e zezë që ka nxjerrë DASH.

Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë. Nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe me prosperitet për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë udhëheqësit e partive të përgjegjshëm. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë”, shkruan Yuri Kim.

Të fundit

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili akuzohet se ka përdorur...

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar....

Lajme të tjera

Web TV