Tirana thyen Kastriotin, i bën 3 fitore radhazi përpara derbit me Partizanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballja midis Kastriotit dhe Tiranës, e zhvilluar në Stadiumin e Kamzës, ishte një nga dy takimet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, që u luajtën të dielën pasdreke. Dhe bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi kanë arritur të marrin një fitore 2-1 në këtë përballje, që ishte edhe e treta radhazi për ta. Tirana arrin ta gjejë golin e parë në minutën e 20-të të sfidës, kur Taulant Seferi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 59-të, është Erjon Hoxhallari që ekzekuton në mënyrën të shkëlqyer një goditje dënimi, duke dyfishuar shifrat. Krutanët, të cilët duhet pranuar se kanë treguar një formë të mirë në këtë përballje, arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, me anë të De Silvas, por ky gol nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve, në vendin e 5-të në renditje dhe i dërgon një sinjal të qartë Partizanit, rivales së radhës në kampionat, me të cilën do të përballet në kuadër të javës së 24-ët të Kategorisë Superiore. Ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e 7-të, në kuotën e 28 pikëve, 9 pikë larg vendit që të dërgon në “play-out”-it midis Superiores dhe Kategorisë së Parë.

KASTRIOTI-TIRANA 1-2
Shënues: De Silva 66’/ Seferi 20’(11-m.), Hoxhallari 59’

Të fundit

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Foto/ “Kafsha më e shëmtuar në botë” shpallet peshku i vitit në Zelandën e Re

Dikur e cilësuar kafsha më e shëmtuar në botë, ‘peshku me njolla’ ka bërë një rikthim mahnitës, ai u kurorëzua këtë javë si Peshku...

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet...

Lajme të tjera

Web TV