Nën pushtetin e manipuluesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Imer Mushkolaj

 

Të dielën mbushet një muaj që kur qytetarët shprehën vullnetin e tyre në zgjedhje. Por, rezultatet e 14 shkurtit nuk janë certifikuar ende, institucionet e reja nuk janë krijuar dhe frustrimi ndër qytetarë ka nisur të rritet. Në fakt, ajo që po ndodh nuk është as diçka e re, e as e padëgjuar. Është mënyrë sesi ka funksionuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndër vite. Zakonisht votat e rregullta brenda Kosovës janë numëruar menjëherë mbrëmjen e zgjedhjeve, por më pas ka vazhduar për javë të tëra saga e verifikimit të votave nga diaspora, numërimit të votave nga diaspora dhe votave me kusht, pastaj rinumërimi i qindra kutive të votimit pas ankesave të kandidatëve dhe të subjekteve politike, afatet e PZAP’së, afatet e Gjykatës Supreme e kështu me radhë në pafundësi. Gjithë kjo për shkak të keqpërdorimit të votës së qytetarit ose, të paktën pretendimeve që keqpërdorimi dhe manipulimi mund të kenë ndodhur. Manipulimi i votave pas mbylljes së vendvotimeve në klasë shkollash dhe më pas, në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, nuk është gjë e re. Vazhdimisht ka pasur ankesa dhe vendime që e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Por asnjëherë nuk është dëgjuar me zë e parë me figurë se si vota tjetërsohet, deformohet, manipulohet, vidhet. Në incizimin e publikuar nga gazeta online Insajderi një gjë të tillë patën rast ta shohin të gjithë. Të gjithë patën rastin të dëgjojnë se si bëhen pazare për blerje votash, se si pazare të ngjashme janë bërë në të kaluarën dhe se si, me një të rënë lapsi, fare lehtësisht, nga njerëzit që punojnë në QNR dikush mund të bëhet deputet a deputete në vend të tjetrit a tjetrës që vërtet ka fituar. Incizimi solli në vëmendje mundësinë e ekzistimit të një rrjeti të organizuar kriminal brenda QNR’së që vendos përbërjen e parlamentit. Pra, të gjithë patën rast të shohin se mund të ndodhë që deputet a deputete të mos bëhesh me votën e vullnetin e qytetarit, por me vullnetin e manipuluesve që fitojnë para të majme duke blerë e shitur vota dhe duke shënuar në formularë shifra fiktive.

 

* * *

Vullneti i vjedhur i qytetarit në QNR bartet në Kuvend e Qeveri. Me vota të vjedhura persona të caktuar bëhen deputetë, bëhen ministra e zëvendësministra. Dhe, kur marrin ato pozita premtojnë ta luftojnë korrupsionin e hajninë. Ironike dhe e dhimbshme sa s’ka. Me vota të blera dhe duke lënë jashtë institucioneve të tjerë, të cilët vërtet kanë fituar në zgjedhje, ata kapardisen plot arrogancë dhe shesin moral nga karrige parlamenti e qeverie. Dhe kjo ka ndodhur e ndodh vazhdimisht. Vullneti i qytetarit tjetërsohet, manipulohet. Gjithë ky maskarallëk ka vazhduar dhe mund të vazhdojë për shkak se mungon vullneti politik për të luftuar fenomenin. Mungon vullneti politik, sepse nga ky fenomen përfitojnë, pak a shumë, të gjitha partitë. Është vështirë e besueshme që për këtë sekret publik të manipulimit të votave të mos jenë në dijeni njerëzit e fortë të partive. Madje, mund të hamendësohet se në raste të caktuara manipulimet mund të ndodhin me vetë iniciativën e tyre. Si të shpjegohet fakti se gjatë gjithë procesit të numërimit të votave kandidatë të caktuar për deputetë nuk figurojnë kërkah si emra të mundshëm që do të mund të zgjidheshin dhe, përnjëherë, në rezultatet finale të KQZ’së shfaqen si fitues? Si të shpjegohet fakti se ndodh përmbysja e rezultateve pikërisht në momentet e fundit, atëherë kur numërohen votat me kusht dhe ato të ardhura me postë? Po ashtu, është sekret publik se kandidatë të caktuar për deputetë paguajnë komisionerë të caktuar që të punojnë në favor të tyre gjatë procesit zgjedhor. Andaj nuk është për t’u habitur kur sheh deputetë a qeveritarë duke u shfaqur plot arrogancë e fodullëk, pa dhënë llogari as përgjegjësi. Sepse, në të vërtetë, ata nuk është se kanë shumë përgjegjësi për qytetarët, sa kanë përgjegjësi e borxhe për ata që kanë manipuluar votën në favor të tyre. Për ata që po del të jenë faktor kyç se kush duhet të bëhet deputet e kush jo.

Lexo edhe :  Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

 

* * *

 

Deformimi dhe tjetërsimi i vullnetit qytetar çon në situata të vështira e të pakëndshme. Rasti i fundit është me qeverinë e Avdullah Hotit, e cila ishte legale por jolegjitime. Sepse, me vetëdije u tjetërsua vullneti i qytetarëve që votuan në zgjedhjet e tetorit 2019. Çdo përpjekje qoftë individuale për manipulim votash, qoftë e deformimit të vullnetit elektoral të një partie të caktuar politike do të prodhojë pushtet të deformuar. Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Kurrsesi.

 

Të fundit

Mishi i kuq dhe ai i përpunuar po ju rrezikojnë edhe trurin

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe mishit të përpunuar është konsideruar prej kohësh një faktor rreziku për...

Balla takim me bashkëatdhetarë në Ankona Itali: Të votosh sot është shumë e thjeshtë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një takim të rastësishëm me komunitetin shqiptar në Castefidardo në Ankona të Italisë, u...

Veliaj në Këshill Bashkiak: Stadiumi ‘Dinamo’ do bëhet si ‘Arena Kombëtare’!

Një tjetër projektvendim i rëndësishëm që u miratua në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, ishte ai për rijetëzimin e stadiumit Dinamo, për të...

“T’kam si vëllaçko”/ Redoni bën komentin epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli dhe Gjesti kanë pasur një bisedë të ndjerë, ku Gjesti ka ndarë sinqerisht ndjenjat e tij për Eglin. Ky...

Nusja fshin grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu/VIDEO bëhet virale në rrjet!

Një grua e cila vendosi të fshinte makeup-in 20 minuta përpara dasmës së saj, është bërë virale në rrjetet sociale. Lauren Avery trazoi rrjetin kur...

Lajme të tjera

Web TV