Në Shkodër ka filluar sot vaksinimi i mësuesve, ku pritet të marrin vaksinën e AstraZeneca 1350 mësues.
Megjithatë, disa prej tyre kanë refuzuar të marrin këtë vaksinë, ndërsa Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit, Blediana Nika sqaroi se nuk do të ketë penalizime ndaj asnjërit prej tyre.
Në një deklaratë për mediat, ajo tha se vaksinimi nuk është me detyrim dhe mësuesit mund ta refuzojnë atë.
“Zyra vendore arsimore në Shkodër nis procesin, procesi do aplikohet sipas një kalendari. Këtu është dhe një formular kur një person refuzon të bëjë vaksinën. Vaksina nuk është e detyrueshme punonjësit mund ta refuzojnë në bazë të formularit të shpërndarë.
Mësuesit janë kategori e personave që janë shumë të mirëinformuar kemi qëndruar në kontakt me të gjithë pjesën sepse është një proces shumë i rëndësishëm. Vënia në dispozicion e vaksinës ska pse të ketë hezitime. Nuk ka pse të ketë penalizimi nuk është e arsyeshme. Dikush mund të ketë dhe probleme shëndetësore një pjesë e mësuesve edhe e kanë kaluar”, tha ajo.