Një operacion ndërkombëtar i koduar “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia e të dy shteteve, ku u shkatërrua një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.
Në Shqipëri janë arrestuar: Bledar Coman alias Bledar Kurti, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Preci alias Enis Uruci, 27 vjeç, banues në Laç. Këta persona akuzohen për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës” dhe pritet të ekstradohen në Itali.
Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.
Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P. Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.