Emigrantët e paligjshëm në Angli, Boris Johnson: Nëse nuk kanë shkelur ligjin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Boris Johnson është shprehur në favor të një amnistije për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Britaninë e Madhe.

Duke diskutuar të enjten në dhomat e “Komuneve”, ku ju shtruan 129 pyetje të ndryshme, kryeministri Boris Johnson tha se ai mbështet një amnisti, duke deklaruar se rreth 500 mijë njerëz nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe të paguajnë taksa.

Boris Johnson thotë se është i hapur për idenë e një amnistie për emigrantët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Ndërkohë që njerëzit kanë qenë këtu për një kohë shumë të gjatë dhe nuk kanë shkelur ligjin, është e kuptueshme të përpiqemi të rregullojmë statusin e tyre,” tha Johnson.

Ai tha se kjo është pothuajse ajo që tashmë ndodh sipas rregullave ekzistuese, por komenti i tij sugjeron se ai është i hapur për të shkuar më tej.

Idenë e amnistisë Johnson e ka mbështetur që në të kaluarën, si një politikan që dihet të jetë më liberal se shumë prej kolegëve të tij konservator për sa i përket emigracionit.

Duke iu drejtuar gazetarëve të mbledhur kryesisht për të diskutuar pandeminë, Johnson tha se ai është në favor të një goditje ndaj bandave kriminale që trafikojnë emigrantë të paligjshëm me anije të vogla nëpër Kanalin Anglez për në Britaninë e Madhe. Njerëzit kane vdekur duke u përpjekur të bëjnë këtë kalim, theksoi ndër të tjera kryeministri Johnson.

Një amnisti e tillë do tu vijë në ndihmë mijera shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe pa dokumenta.

Të fundit

Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për...

Kush fshihet pas BITCOIN?/ Kush është pronari dhe sa rrezikshmëri ka?

Bitcoin është një kriptovalutë dhe një sistem pagese në mbarë botën. Eshtë monedha e parë dixhitale e decentralizuar, pasi sistemi funksionon pa një bankë qendrore...

CEFTA në Konferencën e nivelit të lartë mbi Integrimin Ekonomik Rajonal

Beçiq, Mal i Zi, 28 Janar 2025 – Sekretariati i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) mori pjesë në Konferencën e...

Tregu gjerman në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë muajit janar

Papunësia arriti deri në 6.4% gjatë muajit janar nga 6% që ishte dhjetorin viti të kaluar, duke shënuar një rekord të ri në dekadën...

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj emocionale...

Lajme të tjera

Web TV