Legalizimet në Elbasan, Balla: Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin e Lulin, ky proces do të ishte një bombë sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legalizimet në Elbasan, Balla: Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin dhe Lulin brenda, procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorë e Elbasanit, ku u ndal tek procesi i legalizimit dhe urbanizimit të qytetit.

Teksa bëri me dije shifrat, Balla tha se nën qeverisjen e Sali Berishës u legalizuan vetëm 22 mijë banesa në rang kombëtar, ndërkohë që pas 2013 nën qeverisjen e PS u kryen 230 mijë legalizime.

Sa i përket Elbasanit, numri dy i PS theksoi se diferenca është spektakolare.

“Në Elbasan diferenca është spektakolare. 603 legalizime për 8 vite në kohën e qeverisjes së Berishës ndërsa nga viti 2013 e deri tani 17445 legalizime. Nëse do kishim pritur ata do duheshin 200 vite që në Elbasan të shkonim këtu ku jemi”, tha Balla.

Për të përfunduar procesin e legalizimit Balla shtoi se për këtë nevojitet mandati i ri nën qeverisjen Rama.

“Do kujdesemi që këtë proces ta vazhdojmë deri në fund prandaj është e domosdoshme mandati i ri, i cili është dhe mandati i përfundimit të këtij procesi. Në mandatin 2021-2025 i gjithë procesi i legalizimit do të ketë përfunduar dhe ky proces do të përfundojë vetëm me qeverinë Rama dhe me këto institucione të cilat kanë dashur mund për t’u ngritur. Imagjinoni sikur të përmbyset kjo dhe legalizimet në qeverinë e Lulzim Bashës ti besohen LSI-së. Jo vetëm që do paguash por varet dhe çfarë do marrësh. Pastaj për të mos shkuar më tej akoma, imagjino ti marrë legalizimet në këtë vend partia e Fatmir Mediut, e Shpëtim Idrizit, e Vangjel Dules ose e Dash Shehut, edhe pse me këtë të fundit e zgjidh me një gotë raki”, tha ai.

Lexo edhe :  “Eksperti” Manja udhëzon SPAK-un sesi duhet të hetojë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje qytetarëve që kanë një pronë të vetën, por që nuk e kanë të legalizuar që të pajisen me leje ose certifikatë pronësie.

Në fund të fjalës Balla tha se ky proces do të kishte mbaruar më kohë nëse Edi Rama do të kishte ardhur në qeveri më herët.

“Është e pandershme që Edi Rama dhe PS duhet të paguajnë një faturë që nuk e kanë. Shifra e Elbasanit 600 atëherë me 17 445 tani, shifra kombëtare 22 mijë atëherë me 230 mijë tani janë shifra domethënëse. Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin bashkë me Lulin brenda procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale sepse plot familje patën investuar aty dhe në asnjë moment banesa nuk iu kthye në kapital. Çdo vit që ne rikualifikojmë rrisim pasurinë e brendshme të këtij vendi. 17445 përfituesit e Elbasanit do të jenë dëshmitarët e një procesi që u hoq nga kthetrat e korrupsionet dhe iu dha mundësia qytetarëve që të përfitojnë pronat e tyre”, deklaroi Balla.

Të fundit

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Lajme të tjera

Web TV