Balla me banorët në Labinot Mal: Rikthimi i Berishës dhe Metës në pushtet rikthen Shqipërinë në kohët më të zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e fshatit Lugaxhi në Labinot Mal.

Në fjalën e tij Balla tha se në këtë zonë duhet të bëhen ende investime, por banorët duhet të votojnë njerëzit që i kthyen vëmendjen kësaj zone.

“Bëmë një urë, shumë mirë, por nuk mund ta lëmë punën vetëm tek Ura. Duhet të kuptojmë që njësia Labinot, nëse i mbledhim gjithë rrugët e fshatrave ka 138 km rrugë. Edhe thotë Taulanti,138 km nuk i ka gjithë rrethi i Krujës. Padyshim, duhen investime, padyshim.

Le të më thonë mua 70 vjet, jo 30 vjet, por 70 vjet, investimi i rrugës kryesore, biem dakord të gjithë se rruga e parë që duhej investuar është rruga e Bizës, për shkak se është arteria kryesore e gjithë zonës. Komandanti do thotë këtu ‘Po mirë Taulant, çmë hyn në punë kjo rrugë? Unë kam shtëpinë këtu’. Hyn padyshim se i jep zonës zhvillim.
Ti duhet të votosh njerëzit që i kthyen vëmendjen kësaj zone. Unë e pranoj, deri në vitin 2017 në këtë zonë nuk ishte investuar aspak.

Unë jam shumë krenar që jam deputet i kësaj zone i këtij qarku, për t’i kthyer vëmendjen qeverisë këtu dhe nuk besoj se ka njeri këtu diskutim që më mirë se Taulanti këtë punë mund ta bëjë Gaz Bardhi nga Kavaja. Mund të jetë dhe nga të dojë ai se nuk e di nga është. Unë jam patrioti juaj dhe nuk iki nga këtu pa i lidhur dy krahët e Çermenikës.”, tha Balla.

Teksa vuri theksin tek vështirësitë ekonomike që solli tërmeti dhe pandemia, Balla tha se investimet përsëri ishin më të larta se vitet normale. Ai shtoi se rikthimi në pushtet i opozitës, do ta rikthente Shqipërinë në kohët më të zeza gjatë këtyre 30 viteve.

Lexo edhe :  Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

“Tërmeti nga një krah, pandemia nga krahu tjetër. Ky nuk ka qenë një mandat normal. Po të kishte qenë ky një mandat normal kishim të gjithë të drejtën të flisnim. Pandemia na hoqi nga buxheti i shtetit 1.2 miliard dhe prapë nuk i prekëm investimet në zonën tonë. Prapë në vitin 2020, investimet në qarkun e Elbasanit ishin më të larta se në një vit normal.

Ne nuk kemi shkopin magjik. Nëse ndonjërit nga ju këtu mund t’i rrotullohet mendja dhe të mendojë së në Shqipëri në vitin 2021 ndryshimi quhet të rikthejmë Sali Berishën dhe Ilir Metën në pushtet dhe Luli në xhepin e njërit apo tjetrit, ky nuk është ndryshim, ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite. Se ata e kanë një arsye. Duan të shpërdorojnë financat e këtij vendi, por ajo që i duhet Shqipërisë sot janë zgjedhje të qeta, të lira, demokratike dhe të gjithë pranuara.”, përfundoi Balla.

Të fundit

Rilindja e Spitalit të Kavajës/Rama:Ofron shërbime shëndetësore për rreth 100 mijë banorë

KAVAJË- Kryeministri i vendit, Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan nga afër...

Protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë televizionet, plagoset një nga rojet e objekteve

Ata pretendojnë se transmetuesi është në anën e presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë. Presidenti ishte i ftuar në programin qendror të lajmeve të hënën....

Mungesa e magnezit në organizëm, ja cilat janë disa nga shenjat që e tregojnë

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Ai praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup. Magnezi është...

Mbreti Charles zbulon listën me këngët e tij të preferuara

Mbreti Charles III po lançon ‘The King’s Music Room’, një listë personale që përmban këngë që i sjellin gëzim dhe kujtime të veçanta. Koleksioni,...

“Më vrisni nëse doni të më zëvendësoni!”/ Vuçiç provokon studentët serb

Disa qindra studentë serbë kanë bllokuar ndërtesën e stacionit të televizionit publik të Serbisë në Beograd, ndërsa tensionet rriten në vendin ballkanik, disa ditë...

Lajme të tjera

Web TV