Braçe rrënqeth me fjalët për Finon: Jam në gjunjë dhe po më mbysin lotët, do luaj futboll dhe për ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalë rrëqethëse në një ditë të trishtë për socialistët. Zv/kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur fjalët më të ndjera, për të nderuar Bashkim Finon pas ndarjes së tij nga jeta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se i është gjithmonë mirënjohës Bashkimit duke kujtuar kohën kur ai u zgjodh kryetar bashkie në Gjirokastër, ndërsa Braçe ishte një socialist i ri. Më pas rrugëtimi i tyre vazhdoi gjithmonë bashkë nga Berati në Lushnje e deri në tribunat e stadiumit duke bërë tifo për të kuqtë.

“Shpirti yt ndritte shume lart! Nje Shqiperi e tere te eshte mirenjohese per sherbimin tend ne diten me te zeze te saj! Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995; ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.

Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam! Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars; Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI! E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE! Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!

Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund! E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?! A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat; Ti ne Kucove e une ne Berat. Ti ne Lushnje e une ne Divjake. Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une! Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!

Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty! Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake; Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT. Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty! Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna; Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise! Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli! Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im! Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!”, shkruan Braçe.

Lexo edhe :  “Shqipëria është e Italisë”/ Protestë në Shëngjin kundër marrëveshjes Rama-Meloni

Të fundit

Mbyllen hetimet, Prokuroria vendos ultimatumin për Princ Lekën, Elian dhe Gjergj Zaharinë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet në lidhje me video-skandalin ku përfshihet Princi Leka dhe aktorja Elia Zaharia. Me...

Aksidentohet Alketa Vejsiu! Zoti është i madh, se di si shpëtova

Moderatorja Alketa Vejsiu së fundmi ka rrëfyer për publikun një aksident të rëndë që i kishte ndodhur vetëm pak para se të vinte në...

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko shpallet në kërkim nga Rusia

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko, është bërë pjesë e listës së personave të shpallur në kërkim nga qeveria e Rusisë. Ajo aktualisht drejton partinë...

Erdhën karnavalet e Korçës! Rrugët e qytetit mbushen me maska shumëngjyrëshe

Ka nisur atmosfera festive e karnavaleve në qytetin e Korçës ku rreth 500 qytetare te veshur me kostume te ndryshme, që përfaqësojnë indentitete nga...

Njihuni me makinat unike që shenjuan historinë nga ‘Fiat Topolino’ tek ‘Ferrari’ (VIDEO)

Ekspozita e makinave Retro e transformoi shëtitoren e Sarandës në një skenë spektakolare. Turistët dhe qytetarët patën mundësinë të admirojnë dhe fotografojnë disa nga...

Lajme të tjera

Web TV