“Nuk i mbante dot duart larg nga unë”/ Biznesmenia rrëfehet për lidhjen me kryeministrin: Mu lut për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmenia amerikane, Jennifer Arcuri ka folur për lidhjen e saj katër-vjeçare me Kryeministrin britanik, Boris Johnson, midis 2012-ës dhe 2016-ës, në një intervistë ekskluzive me “Sunday Mirror”.

“Ne ishim në një marrëdhënie intime për katër vjet,”- tha ajo. “Unë e kam dashur atë, dhe me një arsye të mirë. Por njeriu që mendova se e njihja nuk ekziston më.”

Pas një takimi në një event në vitin 2011, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri në vitin 2012, kur ajo doli vullnetare për të punuar për fushatën e tij rizgjedhëse.

Një detaj interesant që ajo përmend në intervistë është emri që ajo i kishte shënuar në telefon, “Alex i Madh”, për emrin e tij të mesëm dhe pasionin për antikitetin.

“Takoheshim një herë në javë, ai nuk i mbante dot duart larg nga unë. Patëm një tërheqje të fortë fizike dhe intelektuale të ndërsjellë. Kishim një dashuri Shekspiriane”,- rrëfen Arcuri.

Biznesmenia ka shkuar më tej duke zbuluar se Kryeministri i ishte lutur për të bërë bashkë foto intime. Arcuri thotë se ndjenjat ndaj tij ndryshuan që kur në media doli lidhja e tyre dhe pas akuzave se Boris Johnson i kishte dhënë trajtim ndryshe me grante publike.

Për “Sunday Mirror” ajo tha: “Ai u frikësua nga publikimi i lidhjes tonë dhe u largua”.

“Një udhëheqës i shkëlqyeshëm është karizmatik, i guximshëm dhe kurajoz. Asnjë nga këto fjalë nuk do të përdorja për të përshkruar Boris Johnson,”- shprehet Arcuri.

“Greater London Authority” aktualisht po heton nëse Z. Johnson ka shkelur Parimet “Nolan” të Jetës Publike, kodin e sjelljes me të cilin kryebashkiaku i qytetit pritet të respektojë, duke mos rrëfyer lidhjen e tij me zonjën Arcuri.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV