Kampionati i Minifutbollit Shqiptar nis edicionin e 8 -të, Administratori Kadiu: Do të sjellim normalitet në gjendjen fizike dhe psikologjike që ka përkeqësuar Pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën moton , “Sporti si një vlerë e shtuar” Shoqata Sportive e Minifutbollit shqiptar hapi edicionin e 8-të të Kampionatit të Futbollit Amator. Ky edicion i kampionatit i dedikohet mbështetjes së përpjekjeve për përballimin e pandemisë COVID 19. Këtë vit marrin pjesë 24 ekipe, lojtarët vijnë nga qyteti i Tiranës dhe i përkasin moshës 20 deri 60 vjeç. Kampionati do të zgjasë 4 javë dhe zhvillohet në fushat e kompleksit Sportiv Ali Demi në kryeqytet. Presidenti i Akademisë “Ali Demi” z. Ergys KADIU thotë, se këtë vit megjithë kërkesat e drejtuara, ka qene e pamundur të rritej numri i ekipeve pjesëmarrëse, për shkak të situatës së rëndë që po kalojmë. Ai thekson se zhvillimi dhe organizmi i sportit të futbollit në masivitet është një ndër qëllimet e hershme të shoqatës.

Çmimi i rezervuar për fituesit e vendit të parë është 4 mijë euro, çmimi dytë 3 mije euro dhe 2 mijë euro çmimi i tretë. Në ditën e hedhjes së shortit ishin të pranishëm nën rregullat e distancimit social lojtarë të kampionatit dhe mbështetës të këtij sporti. 3 prej ekipeve pjesmarrrëse startuan kampionatin menjëherë pas hedhjes së shorteut. Shoqata Sportive e Minifutbollit Shqiptar, është themeluar në 15 Qershor 2001 dhe ka lindur si nevojë për të zyrtarizuar sportin e futbollit dhe të minifutbollit.

Në fjalën e tij Presidenti i shoqatës së Minifutbollit shqiptar z. Klodian Kadiu tha se ‘’E ardhmja në duart e mia’’ është aktiviteti i rradhës që Shoqata organizon, me shpresën për të sjellë sado pak normalitet në këtë periudhë sfiduese, duke i ofruar banorëve sportin si mekanizëm për përmirësimin e gjendjes fizike dhe psikologjike.

Të fundit

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

E rëndë/ Nëna shkelmon dhe rreh brutalisht vajzën e saj 2-vjeçare në avion

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një nënë 33-vjeçare Breanna Mistler, dyshohet se ka rrahur fëmijën e saj pasi u zgjua...

Lajme të tjera

Web TV