Ç’më bëre more Mehdi Bushati, më bëre të tregoj ngjarjen e tmerrshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ah, more Mehdi, ç’deshe që trazove dynjanë bashkë me Ilir Metën. Nuk kam dashur kurrë të dëshmoj, po kurrë… Ti ke bërë namin me një nxënës, në sytë e mi e në sytë e moshatarëve adoleshentë. As në librat e mi që kam nëpër duar, nuk kisha menduar se një ditë do ta dëshmoja atë ngjarje ferri. Jo pse yt bir, çalë- çalë, nisi të bëhet gazetar e tani është koleg; madje një koleg që kurrë nuk kam shkëmbyer një fjalë. Kjo nuk ka lidhje. Por kisha vendosur të mos e shkruaj; ngjarja nuk duhet shkruar. Aq më shumë që as mund të tregohet me fjalë; do të duhej një film me ‘ngjarje të vërtetë’, e atëherë edhe Mehdiu mund të përsosej sado pak si figurë që të mos dilte aq i urryeshëm. Ky shkrim do të jetë njëmijë herë më pak se ajo që ka ndodhur në thellësi.

… Por nuk mund të rri pa treguar, do të ishte një krim para shpirtit të moshatarit tim Ndrekë. Atij i shkoi rinia për mysibet që nga ajo ditë kur Mehdiu erdhi në kapanonin tonë.

E di çfarë?

Ne ishim nxënës gjimnazistë, na kishin dërguar vullnetarë në ndërtimin e hekurudhës Rogozhinë- Fier. Zhamë quhet sektori. Na zgjonin me natë, na rreshtonin e na nisnin për në trase…, tre muaj. Vinim vonë në kapanon, duart gjak. Papritur, atë natë, diku afër mesnatës, burizani i sektorit kishte hyrë në kapanon dhe na ngriti peshë me atë zë lufte sa na drdihej trupi e na dukej se po binte tavani me pupulit. ‘Të gjithë më këmbë para krevatit!’- u dha urdhri. Ashtu siç ishim, veshur e pa veshur, si zogj të rrjepur e të vënë në varg. Aty e kam parë për herë të parë fytyrën e Mehdi Bushatit, e nuk mund ta harroja kurrë më. Ishte ai, ishte Dhora- komisare e hekurudhës, ishte edhe komandanti, Timoshenko. Por foli Mehdiu; foli më shumë me dhëmballë se me buzë.

-Hëëë! Unë jam i Sigurimit- tha Mehdiu.- Tani po dal që këtu. Ju bëni si të doni, por më këmbë, pa u shtrirë në shtrat. Në një brigadë tjetër këtu pranë kanë humbur 750 lekë. Dyshimet janë se dikush nga ju të Mirditës i ka marrë. Gjejeni personin, na e sillni në zyrat e sektorit, pastaj ka urdhër tjetër! Erdhi edhe dy herë të tjera para se të zbardhej, dhe na gjeti po më këmbë. U zbardh dita, na nxorën nga kapanoni pa vënë gjumë në sy dhe na nisën ‘me flamur në dorë e këngë revolucionare në gojë’, drejt trasesë. Të nesërmen nuk menduam dot asgjë. Por prapë në mbrëmje Mehdiu, veçse pa burizanin dhe pa na ngritur si ‘zogj të rrjepur’.

-Nuk e gjetët ju, por e gjetëm vetë hajdutin!- tha.- Hë! I mori një për një vullnetarët, që nga krevati i parë te dera; i prekte diku dhe e shikonte në sy. Tjetri thuajse vdiste. ‘Jo ti, jo!’ Dhe kalonte te tjetri. ‘As ti’… Kur iu afrua Ndrekës, e pa ngultas dhe nuk kaloi te tjetri. ‘Si e ke emrin!- e pyeti”. “Ndrekë,… Ndrekë Përkeqi!’, u përgjigj ky.

Lexo edhe :  Shqiptarët po shkojnë drejt ‘Shqipërisë Etnike’; serbët, grekët dhe maqedonasit në alarm!

-Hë, ti je. Ti do të na tregosh si i ke vjedhur lekët…

Ndreka qe tip i fortë dhe shumë i hapët. ‘Nuk kam çfarë tregoj!- tha dhe sytë i nxirrnin dritë.

-Do të tregosh se si i vodhe lekët dhe do t’i nxjerrësh tani…

(Ku mund të kishte Ndreka i mjerë 750 lek? Të gjithë së bashku, nja gjashtëdhjetë e ca djem në kapanon, nuk mund t’i bënim 750 lekë). Ndreka vinte nga një fshat i thellë i Kurbneshit, që quhet Kumbull. I varfër sa të gjithë të tjerët, por edhe jetim- më keq se të tjerët.

Që atë natë ka nisur tortura mbi Ndrekën. Tortura zgjati më shumë se një javë. Mehdiu vinte natë për natë në kapanon, sapo e merrte vesh se kishim rënë në gjumin e parë.

‘Çohuni!’, thërriste dikush nga ata hajvanët që shoqëronin Operativin e Sigurimit.

Mehdiu ishte një djalë i bukur, i mprehtë në portret, i veshur spic, me një xhaketë stofi si në kafe…. Çdo natë, derisa Ndreka u shkatërrua. Na ngrinte të gjithëve, por te ai punonte dy orë.

I frikshëm. Kishte një prozhektor të hollë në formën e stilografit. E ndizte prozhektorin herë pas herë dhe ia lëshonte në sy Ndrekës. Ia mbante dritën gjatë në sy. Ne na thoshte mendja se kushedi çfarë ishte ajo dritë, ndoshta një gjë misterioze që futej në tru dhe të zbulonte sekretet. Që në ato momente ne na thoshte mendja se Sigurimi dinte sa pleshta na vërviteshin natën nga dyshekët me kashtë gruri; e dinin sa krimba kishte supa jonë e drekës. Nisëm të mendojmë se të gjitha i dinte dhe i sillte Sigurimi… Na thoshte mendja se numëronin edhe sa herë shkonim në banjë, në një barakë dërrase pa dyer në një përroskë drejt kodrave të Zhamës.

Ne nuk lëviznim dot më pa ‘lejen’ e Operativit të Sigurimit.

Por Ndrekës iu shkatërrua jeta. Edhe pse Mehdiu shkoi e nuk erdhi më pas një jave, Ndreka ngrihej i tromaksur dhjetë herë në natë dhe lëshonte piskama. Herë thërriste të ëmën e vdekur, herë binte nga kati i dytë i krevatit ‘marinar’ me dyshek më byk gruri…

Pastaj, derisa u larguam secili nga secili, Ndreka shfaqte humbje të durimit, lëvizje të pa kontrolluara, shkëputje mendimi… Veçse mbeti përherë i hapur dhe ndershëm.

… Po Mehdiu që ia shkatërroi jetën, nuk besoj se e ka çarë më kokën për atë jetë. Mirë e ka; ai u bë familjar i ngushtë i Hysni Kapos, mori formën e perëndisë dhe na morën shpirtin të gjithëve. Dje u dekorua nga presidenti i Republikës Ilir Meta për ‘merita të shquara’…  Mirë edhe për këto. Po ç’deshi që na e zgjoi atë tmerr dhe më bëri të dëshmoj para njeriut…

 

 

Të fundit

Nostalgji: Kartolinat, lodrat dhe dekori i pemës së vitit të ri në komunizëm

Disa letra me ngjyra, të lidhura mes tyre, vareshin nëpër mure dhe në pemën e vitit të ri. Copëra...

Muriqan/ Tre kg kokainë në tavanin e furgonit, Policia Kufitare arreston lushnjarin

  Policia Kufitare ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, që vinte nga Gjermania. Pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon që drejtohej...

Malësi e Madhe/ Përplaset me makinë një 47-vjeçar, dërgohet në spital

Një 47-vjeçar është përplaset nga makina që drejtohej nga një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë të Malësisë e Madhe. Si pasojë...

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

  Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet...

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Një hapësirë publike e rikthyer në funksion të qytetarëve Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV