Luftë edhe për modelin e fletës së votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Partitë politike po bëjnë numrat e radhës, ende pa mbërritur mëngjesi i 25 prillit, kur pritet të nisin votimet. Edhe për elementin më të thjeshtë si fletën e votimit nuk po dakordësohen, duke e çuar çështjen dy herë radhazi në Kolegjin Zgjedhor. Fillimisht PD dërgoi listën me 222 emra kandidatësh, nga 153 që parashikonte ligji, por Kolegji e rrëzoi, tashmë kanë në duar për shqyrtim modelin e fletës së votimit.

PS e kërkon me numra, PD me emra dhe vertikalisht. Gjithë ai debat i madh, tërë ajo kohë e humbur për “pesë pare spec”, çka detyroi edhe kompaninë fituese që do të prodhojë fletët e votimit të ngrinte alarmin se nëse nuk vendoset sa më shpëjt, atëherë nuk do jenë në gjendje teknikisht që të përmbyllin procesin. Më shumë se një problem serioz është tregues se fryma që po shkohet deri në zgjedhje mbetet konfliktuale, mosbesuese mes palëve dhe tentativë hilesh, ende pa vënë në provë qytetarët. Me numra apo emra, vërtikalisht apo horizontalisht, “logo ime, logo jote”, – jo edhe ngjyra nuk më pelqen! I gjithë ky debat sa shterpë aq edhe absurd, në fakt tregon atë kazanin e madh që vlon brenda dhe nga momenti në moment mund ta shpërthejë kapakun e brishtë. Po nëse rezultati do të jetë kokë më kokë, apo rrotë më rrotë siç kanë dëshirë ta quajnë pilitikëbërësit dhe pilitikë-konsumuesit?

Këtu vijnë në ndihmë kokat e nxehta që grushtojnë kundërshtarin për një votë, ndërpresin procesin e numërimit me pretendimet se u lodhën duke “pushuar”, apo ngrenë zërin duke u trimëruar para kamerave dhe në sy të të gjithë botës. Tre dekada nga momenti që u përmbys sistemi komunist, betejat politike mbesin në një mosbesim të thellë, ku kundërshtari shihet si armik dhe armiku si “mik”, nëse ai sjell vota. Të shpresohet që mos të “përveshin mëngët” ambasadorët e huaj, që këtë radhë e kanë zmadhuar edhe më shumë lupën e vëzhgimit.

Lexo edhe :  Kur ka luftë, s’ka vend për tjetër

 

 

 

Të fundit

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në...

1950 – Ekzekutimi i Milada Horáková: simbol i rezistencës ndaj totalitarizmit

Më 27 qershor 1950, në moshën 48-vjeçare, u ekzekutua me varje Milada Horáková, një politikane dhe aktiviste çeke, e njohur për guximin e saj...

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend/ Sizmiologu: Ja kur do të ishin problematikë

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshëm. Sizmiologu Rrapo Ormëni në një intervistë për mediat është shprehur se janë pasgoditje të...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV