“Nëse në Dibër vidhen vota, do zbatohet skenar si në SHBA”, kërcënimi i Kreshnik Çollakut, kandidatit të PD në qarkun problematik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandiati i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në Dibër kërcënon se nëse do ketë probleme me votën, ai bashkë me stafin e tij elektoral do organizojë rezistencë. Këtë deklaratë Çollaku e bëri gjatë emisionit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24.

Më poshtë pjesë nga deklarimet e Kreshnik Çollakut:

Në vitin 2016, në zgjedhjet e pjesshme në Dibër ndodhi një skandal me votën. Përgjimet kanë nxjerrë biseda për të cilat kanë hetuar organet e drejtësisë. Sa siguri jepni që ai skenar të mos përsëritet më 25 prill?

Nuk ka snjë shans të përsëitet ajo që ndodhi.

Përse e jepni këtë siguri?

Sigurisht që ka tundime për të ripërsëritur të njëjtat ngjarje. Personazhet janë po të njëjtët. Mekanizmat po të njëjtat.

Janë tërhequr ata apo është presioni juaj pozitiv?

Jo nuk janë tërhequr. Ata janë aktivë. Janë atje.

Por cfarë?

Ne kemi marrë masat që të organizojmë një rezistencë dhe një presion njerëzor.

Çfarë rezistence, se ju nuk do merrni armët.

Kjo rezistencë dhe presion njerëzor do jetë i përballueshëm për këdo që do tentojë të prekë votat.

Unë i njoh energjitë tuaj, por si do ta mbrosh votën?

Jam I drejtëpërdrjetë. Kush tenton, kush do tentojë në qarkun e Dibrës të prekë votat, do mbetet brenda kutisë. Nuk do dalë dot nga kutia.

Kjo është figurative. Ma thuaj pak më shqip.

Votat, qytetarët dhe banorët e Dibrës, demokratët, opozitarët por edhe socialistët e ndershëm do ti mbrojnë fizikisht ashte siç mbrohen votat. Dhe e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgejdhur në çdo vend demokratik të botës. Në SHBA kemi parë se si regon populli kur mendon se vidhen zgjedhjet. Që të mos ketë ngjarje të tilla në qarkun e Dibrës më mirë ustallarët e vjedhjes së votave t’i rrinë larg kësaj aventure se mund të lënë duart brenda.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV