Shpërthen anija iraniane në Detin e Kuq, akuza ndaj Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije iraniane e përdorur nga Trupat e Gardës së Republikës Islamike (IRGC) është dëmtuar nga një shpërthim në Detin e Kuq, në brigjet e Jemenit.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me IRGC, raportoi se anija, u dëmtua pas shpërthimit të një mine që ishte vendosur në të.

Raporti tha se anija ka qenë e vendosur në Detin e Kuq në disa vitet e fundit “për të mbështetur komandot iraniane të dërguara në misionet e shoqërimit të anijeve tregtare [kundër piraterisë]”.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme iraniane e quajti incidentin një “sulm”.

Më herët, transmetuesi saudit “Al Arabiya” citoi burime të paidentifikuara të thoshin se anija u sulmua në brigjet e Eritresë dhe ishte e lidhur me IRGC.

New York Times citoi llogaritë e mediave sociale të lidhura me IRGC, të cilat pretendonin se Izraeli e kishte kryer sulmin. Izraeli nuk e ka konfirmuar atë informacion, raportoi gazeta.

Por, sipas një zyrtari amerikan të paidentifikuar, Izraeli kishte informuar Shtetet e Bashkuara për rolin e tij pas sulmit, raportoi New York Times.

Incidenti vjen mes viteve të përleshjeve detare midis forcave iraniane, izraelite dhe perëndimore.

or, incidenti ndodhi gjithashtu në kohën kur filluan bisedimet e tensionuara ndërkombëtare në Vjenë që synojnë të ringjallin marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, nga e cila Uashingtoni u tërhoq tre vjet më parë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte thënë se tërheqja ndodhi për shkak se marrëveshja ishte e keqe dhe se ajo i mundësonte Iranit të posedojë marrëveshje bërthamore.

SHBA-ja vendosi sanksione shkatërruese ndaj Iranit ndërsa Teherani filloi shkeljen e marrëveshjes bërthamore.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën në janar dhe është shprehur për angazhim në ringjalljen e marrëveshjes, vetëm nëse Teherani kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen.

Lexo edhe :  E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Izraeli ka qenë një kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore, e cila synonte të lehtësonte sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të uljes së programit të diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

“Ne nuk duhet t’i kthehemi marrëveshjes së rrezikshme bërthamore me Iranin, sepse një Iran bërthamor është një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe një kërcënim i madh për sigurinë e të gjithë botës”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./ REL

Të fundit

“Kishte elementë provokues”/ Politologu zbardh detaje nga fjalimi i Ramës në Athinë

Politologu Ilir Kalemaj tha në një studio televizive, se në fjalimin që Rama mbajti para shqiptarëve në Greqi pati...

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe në Greqi!

Ambasada Shqiptare në Athinë kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada informon sot çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë...

Flet djali i Belerit: Nuk ishte rastësi, Rama donte të provokonte me takimin në Athinë

Djali i Fredi Belerit Petro Beleri, në lidhje me deklaratat e Ramës për babain e tij, shprehet se “Zgjedhja e datës specifike besoj qartë se...

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare në Kuvend. Drafti u prezantua nga ekspertët në...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV