Manastirliu jep lajmin e mirë: Brenda fundjavës ulet mosha e vaksinimit në gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër.

Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se janë të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj Covid-19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar.

Të fundit

Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?

Nga Ylli Pata Kjo qarkore, është njëjtë siç e gjithë retorika që bën Sali Berisha prej 2021-shit kur u shpall...

“Nëse jeni çift mund të debatoni…”/ Horoskopi për 23-29 janar 2025: Lërini ndjenjat të…

Dashi Këtë javë dashuria ju sfidon të gjeni një ekuilibër mes pasionit dhe durimit. Nëse jeni çift, mund të ndiheni të prirur të debatoni për...

Zgjedhjet e 11 majit, juristja: Bardhi, Tabaku, Gjekmarkaj jashtë listës së Berishës!

Juristja Brisida Gjikondi u shpreh se shqiptarët e diasporës kanë treguar një interes të lartë me rreth 60,000 aplikime deri më tani. Sipas saj,...

Çfarë ndodhi? Egli shpërthen në lot: Dëgjova diçka që është shumë rëndë…

Para pak minutash, Egli Tako ka qenë duke qarë në krevat. Afër i ka ndejtur vetëm Loredana, e cila e ka këshilluar që ti marr...

Investimet strategjike, ja cilët janë 6 sektorët që favorizohen dhe kushtet për secilin

Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët...

Lajme të tjera

Web TV