Përse e “ha” provokimin Meta?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Posti që mban ia kushtëzon të jetë mbi palët, edhe pse ishte dhe është palë, teksa lindi nga ngjizja politike me PS-në dhe rriti me “mundime” subjetin politik LSI. Duan apo nuk duan, ka qenë faktor në dy palë pushtete, majtas dhe djathtas. Ka qenë, por a është? Pikërisht kësaj i druhet fort kreu i shtetit, që nga maja e postit që mban në skajin e hierarkisë shtetërore sheh poshtë firot e partisë së tij. Meta nuk demonstron më qetësi. Dikur ai i mbante provokimet, i pëçmonte akuzat e kundërshtarëve dhe bënte rolin e “politikanit të akullt”, ndërsa aktualisht ai është zjarr i vërtetë, por që nuk po djeg kënd, përveçse po ngroh ndoshta pushtetin e sotëm. Rama këtë e ka kuptuar dhe po luan në fushën e tij, duke hedhur thumba dhe ngacmime në çdo takim. Meta i përgjigjet flakë për flakë, madje duke mos u përbajtur edhe në nervozizëm të theksuar. Mban të paktën një herë në javë konferenca me mediat, nis shumë reagime çdo ditë nëpërmjet zyrës së shtypit dhe shpërthime të vazhdueshme me kërcënime si “prerje duarsh kush prek votën”… Rama gjithashtu i kujton drejtësinë, por Meta në këtë pikë nuk ja kthen në të njëjtën mënyrë për të hedhur në tregun publik atë që ka ngjarë gjithnjë në 30 vite me akuza dhe kundër akuza. Përkundrazi, Meta këtu nervozohet edhe më shumë, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, një pjesë të së cilës i ka konsideruar si “mafia ndërkombëtare”. E shqetësojnë dosjet? E trazon Rama? Vështirë të thuhet kur sot Ilir Meta është president i vendit dhe nuk ka asnjë çështje të hapur, penale apo civile. Numri një i shtetit mendon korrikun 2022, kur do të detyrohet të lerë karrigen e rëndë të presidentit dhe kur të kthehet në shtëpinë politike, mund të gjejë një parti të cunguar, ndoshta deri në shkrirje. Duket se Metën e nervozon edhe Basha. Është pikërisht kreu demokrat që nuk po i shkon pas avazit. Ai po ndjek një fushatë jo agresive, por e bazuar mbi bazën e programit, takimeve, entuziazmit dhe një shkëputje totale me aleaten në koalicion LSI. Meta në këtë rast nuk do të donte mbrojtjen nga Basha, sepse edhe në konflikt del vetë i pari, por të paktën të kishte një siguri prej tij, çka të cilën Basha nuk po ia ofron.

Lexo edhe :  'Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

 

 

Të fundit

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV