Veliaj me ministren Balluku në Kombinat: Do jetë qyteti i ëndrrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku fushatën e saj për zgjedhjet e 25 Prillit po e zhvillon në Kombinat, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, gjatë një takimi prezantues të saj me banorët e Njësisë 6 u shpreh se edhe pse ka një prej portofoleve më të vështira në kabinetin qeverisës, Belinda po përballet edhe me një prej zonave më sfiduese, sa i takon procesit të rindërtimit.

“Jam shumë krenar për Belindën dhe besoj që kemi sjellë gocën tonë më të mirë në Kombinat, sepse është edhe puna më e vështirë. Është dhe sfida më e madhe. Ka një nga portofolet më të vështira në qeverinë tonë, do të duhet të përballet me sfida që nuk janë të lehta, por nëse nuk do e besoja nuk do e thoja, kemi njeriun më të mirë për sfidën më të madhe në të gjithë territorin e Tiranës, që është zona e Kombinatit,” tha Veliaj.

Balluku ka shpjeguar banorët se si do të jetë lagjja e re e projektuar në Programin e Rindërtimit, e cila do të marrë emrin “Kombinart”. “Këtë lagje e ka projektuar Marco Casamonti, një nga arkitektët më të njohur në botë, i cili ka bërë dhe dizajnin e stadiumit “Qemal Stafa” dhe të Aeroportit të Vlorës. Do jetë qyteti i ëndrrave, por mbi të gjitha ai do jetë streha më e re dhe më moderne e familjeve të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti,” tha Balluku, duke veçuar faktin ende jo shumë njohur të ngritjes edhe të dy objekteve të reja të kultit. “Kemi menduar edhe për një xhami të re në lagjen e Kombinatit. E kemi diskutuar edhe më gjerë me komunitetin mysliman dhe është përfshirë brenda projektit të Casamontit. Në ditët në vazhdim edhe vetë imamët këtu në Kombinat do kenë mundësi që ta bëjnë publike këtë vepër,” tha ajo.

Lexo edhe :  Media italiane: Shqipëria, mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura në Evropë

Ministrja i është përgjigjur edhe një prej shqetësimeve të ngritura shpesh sa i takon ndërtimeve të reja, të cilat banorët kanë kërkuar që të jenë në po ato pozicione ku po shemben pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

“Është një debat i nxitur edhe nga politika. Arsyeja pse po spostohemi me ndërtimet e reja është se disa pallate ndodhen në një formacion gjeologjik të paqëndrueshëm dhe këtë duhet ta kuptojmë pasi është shumë e rëndësishme. Nëse nuk po ndërtojmë në të njëjtat pozicione pallate në Kombinat, por kemi vendosur që të zhvillojmë këtë polin e ri të “Kombinart” është për shkak se ato pozicione kanë një reliev gjeologjik të paqëndrueshëm,” shpjegoi Balluku.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV