Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e vona të pasdites së sotme nga Policia e Tiranës, në pranga ka përfunduar Hektor Qirjazi, i cili është dënuar në Greqi me burg përjetë. Arrestimi i tij në Shqipëri është bërë pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vjedhjen e vilave në Liqenin e Thatë. Nga ky operacion në total janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë.
Qirjazi është i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, si pjesë e një grupi famëkeq për vjedhje me armë. Ai bënte pjesë e një grupi kriminal shqiptar, ku Ilir Gjini, sipas policisë greke u akuzua si kreu i këtij rrjeti.
Kjo bandë akuzohet se ka kryer një mori grabitjesh në këto zona, kanë pasur përplasje të armatosur me policinë, kanë bërë vjedhje të banesave dhe të makinave.