Gazetarja shqiptare rrëfehet për herë të parë: I kam propozuar unë burrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja shqiptare Elona Duro për herë të parë ka folur për jetën e saj personale, ku ka treguar se ka qenë ajo që e ka propozuar për martesë burrin e saj. Ajo tregon se tipi i saj është shumë spontan dhe në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe me këtë vendim.

“Në jetën time kam ecur pa plane, pra të vijë si të vijë dhe ashtu erdhi. Ditën që kam njohur Lorencin, atë ditë kam filluar bashkëjetesën dhe shumë pak kohë më pas erdhi dhe martesa. Në një shezlong në jug të Shqipërisë i thashë a do bëjmë një dasmë këtë verë? Isha unë ajo që bëra këtë pyetje, ndërkohë që isha e rrethuar nga shoqe që prisnin propozimin në gjunjë me të gjitha romanticizmat e mundshëm.

Erdhi aq rrjedhshëm, aq natyrshëm, kishim në plan të bënim diçka në bashki, unë isha shtatzënë 4 muajshe, e kishim diskutuar që do shkonim në bashki për të firmosur, por motra më tha e kam parasysh si do shkosh tek zyra bashkiake me atlete dhe tuta, të lutem ngjitu në taracën e bashkisë dhe bëj diçka. Ka qenë shumë pa shpenzim dhe është një nga kujtimet më të bukura. Sot teksa vija tek ti, i thashë po të më pyesë Rudina se cili ëshë suksesi i martesës sonë, çfarë t’i them? Po thjesht fakti që t’i nuk më besdis dhe nuk më çan kokën, mendoj që gjërat shkojnë shumë mire”, tregoi gazetarja.

Të fundit

Si të trajtoni rrudhat me metodën e kanellës dhe mjaltit! Ja përfitimet që sjell

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin...

Importoni edhe votues…

Nga ARTUR AJAZI Sali Berisha ka prezantuar paraditen e të hënës si “kryekëshilltarin e fushatës së PD për zgjedhjet e 11 Majit Chris LaCivita”. Amerikani...

Italia kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri,...

Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Gjykata e posacme ka shpallur te pafajshem kryebashkiakun e Devollit Eduard Duro. Eduard Duro u mor pak muaj më parë i pandehur nga SPAK, dhe...

Çfarë duhet të presim nga qeveria “Kurti 3”?

Nga Spartak Ngjela Po ne shqiptarët sot, me dy shtete shqiptare që kanë ardhur në histori pas një lufte të gjatë për mbijetesë - në...

Lajme të tjera

Web TV