Një shqiptar sulmohet nga dy makina me 6 persona në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një emigrant shqiptar është sulmuar në një ndjekje me makina nga gjashtë persona momentalisht të paidentifikuar të cilët e dhunuan dhe grabitën pasi i zunë pritë në rrugë.

Ngjarja ndodhi dje në orën 15.40 në zonën e Voula, në Vouliagmeni, pjesë bregdetare e Athinës, raporton noa.al

Policia e Athinës tha se 30 vjeçari nga Fieri po ngiste motorin e tij në rrugën Apollonos afër hyrjes së dytë të Asteras, kur një automjet i bardhë marka Volkswagen i bllokoi rrugën.

Nga makina ku gjendeshin katër persona, doli një djalë i zhveshur nga mesi e lart, me një tatuazh të madh në shpinë, e kapi 30 vjeçarin dhe filloi ta godasë në kokë. Sulmi vijoi pasi u përfshinë dhe personat e tjerë në mjet.

Në të njëjtën kohë, një automjet i dytë i zi tip Smart i afrohet vendit ku po ndodhet sulmi dhe dy persona të tjerë dolën dhe u sulën drejt 30-vjeçarit duke nisur ta godasin dhe ta mallkojnë në Greqisht dhe Shqip.

Ndërkohë nisi dhe plaçkitja e shqiptarit. Agresorët i morën gjithë çfarë kishte me vete dhe në motor, dy varëse floriri, portofolin me një shumë eurosh, celularin, etj.

Në këto momente, fieraku ka kuptuar se duhet të shpëtonte kokën dhe ka arritur të vrapojë duke u humbur nga sytë.

Frymën e mbajti në rajonin policor në Vari – Voula – Vouliagmeni ku denoncoi atë që i kishte ndodhur.

Policia tha se po përpiqet të identifikojë gjashtë personat që sulmuan të riun fierak. Dyshimet janë se disa nga të dyshuarit janë shqiptarë që kishin njohje të mëparshme me fierakun dhe e kishin vënë në shënjestër për ta dhunuar e grabitur.

Të fundit

Dasma e vitit, Jeff Bezos do të martohet me Lauren Sanchez në një teatër në Venecia

Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen që do të...

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën!

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian...

E marta, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më… e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime, plot “jo”...

Sonte nata e parë e “Eurovision 2025”, Shqipëria përfaqësohet nga Shkodra Elektronike

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit europian të muzikës Eurovision 2025. Vendi ynë do të përfaqësohet në këtë festival nga...

Kruja i shkon të djathtës,PD mposht PS me rreth 200 vota,e vetmja fitore në qarkun Durrës

Partia Demokratike ka arritur një fitore të rëndësishme në bashkinë e Krujës, duke qenë e vetmja bashki në qarkun Durrës që i kalon të...

Lajme të tjera

Web TV