Zbardhet sherri në Yzberisht/ Shoferët u zunë për një fjalë goje, 39-vjeçari tentoi të vriste burrë e grua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në bulevardin pranë zonës së Yzberishtit, ku një person, tentoi të godiste me makinë një çift. Fatmirësisht, në vendngjarje u ndodh një efektiv i Shqiponjave, i cili arriti që të neutralizonte agresorin, deri në mbërritjen e patrullës së Policisë.

Policia njofton se nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Parandalohet nga shërbimet e Policisë, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti që mund të përfundonte në vrasje të dyfishtë. Tentoi të godiste me mjet, një shtetas dhe bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në bulevardin “Migjeni” po konfliktoheshin dy shtetas, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Rastësisht në vendngjarje është ndodhur një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë, pasi shtetasi T. M. po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit T. M.

Lexo edhe :  Projektligji për kufizimin e automjeteve, eksperti tregon arsyet përse nuk realizohet dot

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të fundit

Sulm i rëndë në spital, infermierja goditet me thikë në urgjencë

Një grua ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur me thikë nga një person në departamentin e aksidenteve...

Mungesa pa arsye në Kuvend, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! (Emrat)

Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer vetëm gjatë muajit dhjetor 8 600 euro, duke përfituar nga mungesat pa arsye të deputetëve në aktivitetet parlamentare. Sipas...

Lutje për kryepeshkopin/ Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë

Drejtuesit e komuniteteve fetare në vend luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, i cili prej disa ditësh ndodhet në gjendje kritike, në një spital...

Prej më shumë se 10 vitesh në një lidhje dashurie, zbulohet partneri i Rozana Radit

Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj,...

Inigo Martinez kërkon trofeun e parë me Barçën: “Dimë si t’i bëjmë dëm Realit”

Mbrojtësi i Barcelonës, Inigo Martinez përballet me finalen e sotme me besim të plotë, pavarësisht se përballë do të jetë Real Madridi. Ai nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV