Këngëtaret serbe në Eurovision, këndojnë shqip! Ç’mendojnë për Anxhelën dhe diskutimet politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi serb “Hurricane” në një intervistë ekskluzive “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi treguan se cilat janë pritshmëritë që ato kanë me Eurovizionin e këtij viti, por edhe se çfarë mendojnë për përfaqësimin e Shqipërisë. Të treja vajzat thanë se Anxhela Peristeri ka një zë shumë të bukur, madje kënduan pak nga refreni i këngës “Karma”. “Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

Ndër të tjera Ermali u ndal tek bashkëpunimi i artistëve shqiptarë me Darko Dimitrov, nëse vajzat e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë po ashtu me artistët shqiptar. Ato u shprehen: “Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”.

Ndryshe nga artistët shqiptarë që komentohen shumë pasi kthehen nga Eruovizoni, sidomos kur nuk janë në finale, vajzat e grupit’ Hurricane’ theksuan se kanë raport të mirë me gazetarët dhe nuk kanë trysni të tillë. Ato nënvizuan se nuk e kanë makth finalen, por vetëm duan ta shijojnë.

Çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe? “Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”.

Ermali i pyet nëse votimet politike e mbysin klimën e mirë të Europvizonit. “Thonë që ka votime politike, por ne nuk e mbojmë këtë gjë. Ne duam thjeshtë që performance jonë të jetë aq e mirë sa njerëzit ta pëlqejnë. Nuk na interesojnë pikët”.

Dy nga vajzat e grupit ishin single dhe Ermali I pyet nëse e kanë menduar ndonjëherë të kenë histori dashurie me ndonjë djalë shqiptarë. Ato u shprehen se janë të hapura për njohjet me djemtë shqiptarë, por nuk kanë shumë kohë në dispozicion për një lidhje. Ato përfaqësojnë Serbinë në Eurovizion për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.

Lexo edhe :  Sqarimi i ISHP: Kushdo që ka bërë vaksinën AstraZeneca s’ka pse të shqetësohet

 

 

Të fundit

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit...

Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të...

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë. Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në...

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Lajme të tjera

Web TV