Me nisjen e vaksinimit masiv Shqipëria është renditur sërish e para në injektimin e vaksinave antiCOVID për sa i përket dozave javore për 100 banorë.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një nder të madh udhëheqjen e kësaj lufte dhe se afërmi do të bëhet e mundur nxjerra e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë.
‘Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë!’- shkruan Rama.