“Çfarë keni me makinën time”/ Gazment Bardhi konfliktohet me policinë në Elbasan, i ndalon t’i kontrollojnë makinën e shtabit të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia dhe grupet e saj të ndërhyrjes së shpejtë kanë kryerë një kontroll të makinës së Gazment Bardhit përballë zyrës së shtabit elektoral të PD. Bardhi ka reaguar ashpër ndaj këtij kontrolli.

“Përse erdhe të kontrollosh makinën e drejtuesit kryesor të shabit të partisë më të madhe të opozitës?”, iu drejtohet Bardhi.

Punonjësi i policisë shprehet se erdhi sipas informacioneve që kishin. “Shkoni të bandat, por nuk iu mban aty. Do të mbani përgjegjësi për këtë? Më shkruaj në procesverbal çfarë keni gjetur. Jam në të drejtën time. Për çfarë erdhe?”, shprehet Bardhi, i cili thotë iu kanë nënshtruar bandat.

Kujtojmë këtu se Arbër Paplekaj, pjesë e grupit të PD-së për mbrojtjen e votave në Elbasan qëlloi me armë drejt Pjerin Xhuvanit, duke e lënë të vdekur. Ndërsa nga kjo përplasje mbetën të plagosur katër të tjerë, një prej tyre punonjëse e policisë së këtij qyteti. Dy prej të plagosurve janë ish-policë që janë po ashtu pjesëtar të grupit të PD-së për mbrojtjen e votave ndërsa shtetasi tjetër është dhëndri i Pjerin Xhuvanit.

Të fundit

Masakër në Ekuador/ Të paktën 12 të vrarë në një sulm gjatë një ndeshjeje gjelash (VIDEO)

Një tjetër akt brutal dhune ka tronditur Ekuadorin, ku persona të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake dhe me...

Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte

Të paktën 92 palestinezë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën gjatë dy ditëve të fundit në Gaza ndërsa Izraeli intensifikon operacionet...

Bënë sherr me policët dhe u dëmtuan makinën, arrestohen 3 vëllezërit në Dibër

Tre shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi kanë kundërshtuar me forcë efektivët gjatë kryerjes së dëtyrës dhe kanë dëmtuar automjetin...

Volvo EX90, vetura luksoze e vitit (FOTO)

Volvo EX90 u emërua vetura luksoze e vitit në çmimet prestigjioze World Car Awards, në një garë që përfshinte edhe rivalë shumë më të...

Vetmia, zgjedhja më ‘luksoze’ që bëjnë të zgjuarit

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Lajme të tjera

Web TV