Paralajmërimi për ngjarje të tjera si ajo e Elbasanit, procedohet penalisht Xhelal Mziu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të Xhelal Mziut kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, Mziu , ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

Të fundit

A po vjen në rend çështja e licencimit të institucioneve serbe në Kosovë?

Pasi autoritetet e Kosovës mbyllën gjatë një viti e gjysmë të fundit dhjetëra institucione që funksiononin sipas sistemit të...

PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka ngritur sërish shqetësimin për shpërndarjen e zarfeve të votimit në shtetin e Greqisë, por edhe...

Horoskopi i ditës së enjte, 8 maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Ditë energjike dhe pozitive. Yjet favorizojnë iniciativat e reja, por kini kujdes nga impulsiviteti që mund të kompromentojë mundësitë. Në dashuri ndiheni...

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin e politikës shqiptare prej vitesh,...

Lajme të tjera

Web TV