Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Arrëz, ku një i ri ka plagosur me thikë një punonjës policie.
Sapo ka mbaruar procesi i votimit një 32-vjeçar i identifikuar si Mikel LLeshaj, ka goditur me thikë një polic i cili ishte në krye të detyrës.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij akti që mund të përfundonte me viktimë, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Polici Gëzim Osmanaj është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.