Vajza e Bill Gates reagon për herë të parë pas lajmit për ndarjen e prindërve të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej mbrëmjes së djeshme, lajmi që bëri xhiron e botës ishte vendimi i Bill dhe Melinda Gate, të cilët kanë vendosur të divorcoheshin pas 27 vitesh martesë. Ata u shprehën se nuk mund të qëndrojnë më çift së bashku.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reaguar vajza e çiftit, Jennifer Gates, e cila publikoi ??një deklaratë në Instastory.

“Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen”. tha ajo. “Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë”.

Më tej Jennifer shton: “Jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë.

Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja janë me vlerë për mua. Faleminderit për respektimin e vendimit tonë për privatësi”.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV