Pseudo i revoltuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Një ditë do të qetësohen. Do të qetësohet si ai që bën si i revoltuar, por dhe edhe ai mbështetësi i thjeshtë që ende mundohen ta mbajnë të karikuar me urrejtje se fitorja u është vjedhur. Një ditë, që do vijë shpejt ama, do të qetësohen e çdo gjë do të shkojë në shtratin e vet. Pseudo i revoltuari do të shkojë si deputet në parlament, ndërsa mbështetësi në hallin e vet të përditshëm. Me këtë të fundit karikimi do të bëhet sërish pas 4 vjetësh.

Ishte e dhimbshme dje deklarata e kreut të PD pas takimit me drejtues të tjerë demokratë. Një Bashë ndryshe, me vetulla të ngrysura që vijon të njëtin refren të masakrës elektorale, fitore e krimit, por që asnjëherë në daljet e tij nuk ka përmendur kurrë procesin që ka nisur në PD dhe kërkesën e shumë figurave për dorëheqje të tij pas humbjes së rradhës. Asnjë fjalë. Në të kundërt të kësaj Basha rrëshket se do të nisë një tur takimeh nëpër qytetet të vendit për të mbledhur provat e këtij krimi elektoral. Nja tre javë apo më tepër pra, do të jenë të zëna me turin e axhendës së rretheve. Show do të zhvendoset nëpër rrethe e gjatë kësaj kohe gjithçka do jetë topitur. Së bashku me kërkesën për dorëheqje.

Ndërkohë afron dhe koha për zgjedhjet e reja në PD me projeksionin që ndonëse do hyjë në garë si lider në humbje, të mundësojë sërish liderin në tentativën e pestë për fitore. Spërdredhja nga halli nuk të bën lider. Përkundrazi, ka rrezikun se nuk do të marrin seriozisht megjithëse sot shumë faktorë po luajnë që të mos e zbresin nga poltrona e kreut të PD. Ca më tepër kur deklarata e Bashës për justifikimin e humbjes mbushte dhe me fraza të tilla se “PD do jetë garantuesja e demokracisë në vend”. Fraza që thjesht duan të mbushin zbrastësinë e alibisë së humbjes por që të vrasi veshin. Pasi PD nuk është garantuese demokracie, pasi askush nuk e ka vënë për këtë punë, apo tia kërkojë këtë gje. Vetë PD është kontribuuese në demokraci, por jo garantuese. Dhe kontributi real për demokraciinë në këtë kohë është të njphë zgjedhjet, të pranojë rezultatin dhe të nisë analizën e brendshme dhe procesin e demokratizimit të brendshëm.

Të fundit

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në...

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Berisha shprehet se...

Lajme të tjera

Web TV