Maluma do vijë së shpejti në Tiranë! Zbuloni se kur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria sigurisht ndjek trendin e gjithë vendeve të Europës dhe një nga koncertet që pritej me padurim të realizohej vitin që lamë pas, ai i artistit Maluma, u shty për një moment të dytë. Maluma i konfirmoi datat e reja të turneut “11/11” për gjithë Europën, por për shkak të shifrave të bilancit të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 turi i tij u shty përsëri.

Lajmi i mirë për të gjithë është se ky koncert nuk u anulua dhe tashmë ka një datë për të. Duke qenë se edhe vendet e Europës po shkojnë drejt hapjes dhe nisjes së koncerteve, edhe Shqipëria do të nisë aty ku e la para pandemisë. Ardhja e Maluma në Tiranë u lidh ngushtë me Ditën e Verës dhe data e re e këtij koncerti është vendosur pikërisht në 14 mars 2022.

Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

“Të njëjtat bileta mund të përdoren për datën e re” informon kompania.

Për të gjithë ata që kanë bileta fizike dhe duan ti ruajn edhe në e-mail mund të shkruajn në email info@pentagrami.al me emër, mbiemër dhe numrin e biletave të blera dhe stafiorganizator do jua dërgoj brenda pak ditësh.

“RedCloud” po zhvillon një platformë unike për të gjithë ata që do të duan të shesin biletat e tyre në individë të tjerë që dëshirojnë t’i blejnë.

Përmes një transaksioni të thjeshtë ata mund të nxjerrin biletat e tyre në shitje.

Në këtë mënyrë të interesuarit që duan të jenë pjesë e koncertit të Malumës mund t’i blejnë ato.

Lexo edhe :  U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

Megjithatë, organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

Platforma www.vivere.al për shitjen e biletave do të jetë aktive brenda muajit maj 2021.

Të fundit

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV