“Po mbrohet nga mafia”/ Dalin pamjet në hotelet e Tiranës të bosit turk të kriptomonedhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni turk Faruk Fatih Özer po fshihet në Shqipëri nga mafia, deklarojnë mediat turke, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të rryshfetit.

Ndërkohë që mediat kanë bërë publike imazhet e para të biznesmenit të kriptomonedhës turke i arratisur në Shqipëri. Faruk Fatih Özer, është parë në njërin nga hotelet ku ai ka qëndruar pas arratisjes së tij dhe është parë në shoqërinë e një burri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur. Shtetasi shqiptar me të cilin ai u pa në video është ai që e priti në aeroport dhe e çoi në hotel dhe aktualisht është në kërkim nga policia shqiptare mes të dyshuarve.

Autoritetet turke në anën tjetër kanë vazhduar operacionet intensive për kapjen e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex”që dyshohet se fshihet prej dy javësh në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milion dollarë në kriptomonedha.

Ndërkohë që në Turqi për 78 nga 82 të dyshuar, është lëshuar një urdhër arresti. Mes të arrestuarve janë edhe familjarë të tij, si vëllai Güven Özer dhe motra Serap Özer. CNN turk rrëfen se ai I kishte kërkuar të gjitha dokumentet e kompanisë motrës së tij në 18 Prill dhe dy ditë më vonë ishte arratisur në Shqipëri. Në deklaratën e saj, Serap Özer, deklaroi se vëllai i saj Faruk Fatih Özer kërkoi një raport piraterie të kompanisë në 18 Prill, 2021, dokumente në lidhje me bilancin dhe dokumentet e buxhetit.

Mediat vendase raportojnë se policia ka dërguar një ekip prej pesë ekspertësh në Ballkan, ku njëri prej tyre është duke punuar me autoritetet shqiptare me qëllim gjetjen dhe kapjen e Faruk Fatih Özer. Fillimisht Özer dyshohej se ishte zhdukur me rreth 2 miliard dollar të më shumë se 390 mijë investitorëve në kriptomonedhën turke “Thodex”.

Lexo edhe :  “Le Monde”: Tiranën e duan të gjithë arkitektët, kjo ndodh nga aftësia e Ramës

Ndërkohë, katër të tjerë kanë shkuar në Kosovë, Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi ku dyshohet se turku mund të arratiset.

Në itenerarin e bërë publik nga mediat turke Faruk Fatih Özer u vendos fillimisht në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë.

Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.

“EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë.

Të fundit

Dinamo përgatit dy shitje spektakolare: 2 milionë euro në arkat e klubit!

Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela do të jenë dy super shitjet e Dinamos këtë verë që pritet të...

Dhimbja në fundshpinë, çfarë e shkakton dhe si ta shmangni?

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa...

“Berisha është paterica e Ramës, ka hyrë në zgjedhje për hallin e familjes së vet”

Kandidati i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, Ibsen Elezi, ka folur për fushatën elektorale të 11 Majit dhe për zhvillimet politike në vend në kuadër...

Aksident në Elbasan, përplasen dy makina me tre efektivë policie

Një aksident ka ndodhur sot (7 maj) në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku 3 efektivë policie që udhëtonin së bashku mbetën të...

Bëhuni gati për djalin e Ronaldos! Kombëtarja portugeze e grumbullon zyrtarisht

Cristiano Ronaldo Jr ka marrë ftesën e tij të parë zyrtare për të përfaqësuar kombëtaren e Portugalisë U-15, në kuadër të turneut ndërkombëtar që...

Lajme të tjera

Web TV