Zbardhet letra që bosi i mafies i dërgoi të dashurës së tij 30 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë nga bosi i mafias Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua sot nga karabinierët pas 30 vitesh në arrati. Një letër e shkruar prej tij 30 vite më parë për të dashurën është publikuar ditën e sotme. Pas kapjes së Bernardo Provenzanos, i arratisur prej 38 vitesh, ai ishte bërë i kërkuari numër një në Itali. Mosveprimin e tij të gjatë ai ia kishte njoftuar disi partneres së tij në atë kohë, Angela, në një letër ku njoftonte arratisjen e tij.

Urdhri i arrestit numër 267/93 ishte lëshuar për katër vrasje, lëshuar nga një gjykatës i Palermos më 2 qershor 1993. Tre ditë më vonë Messina Denaro i tha lamtumirë përgjithmonë të fejuarës së tij në atë letër, me zemër të thyer por me një ndërgjegjje të qartë, sepse më i kërkuari nga të gjithë tha se ishte i pafajshëm.

“Nuk e di a e keni kuptuar që në operacionin e djeshëm të karabinierëve ka pasur edhe një urdhër arresti ndaj meje… Çfarëdo që të fusin është vetëm një turp i madh, sepse unë jam i pafajshëm… Ka filluar kalvari im dhe ne moshen 31 vjec dhe me ndergjegje te paster, nuk eshte as moralisht as njerezisht e drejte … Shpresoj shume qe Zoti te me ndihmoj… As qe dua te mendoj te perfshij ty ne kete labirint nga i cili nuk jam. Nuk e di se si do të dal … Do të thotë se ky ishte fati ynë. Shpresoj sinqerisht qe te pakten te kesh fat ne jete… Mos mendo me per mua, nuk ja vlen… Me zemer te thyer. Një përqafim,” shkruhet në letër.

Të fundit

Protestat e dhunshme në Francë, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme...

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve”...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Lajme të tjera

Web TV